Ambasadorja Kim pas arrestimit të Fatos Tushes: “Askush nuk është mbi ligjin”

Tiranë, 6 korrik 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja ka theksuar se tani është koha ”për të ndaluar” dhe ka theksuar se “askush nuk është mbi ligjin”.

Kryetari i Bashkisë së Lusnjës, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarë të kësaj bashkie u arrestuan të martën si të dyshuar për korrupsion. Të arrestuarit dyshohen për lëshimin e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin  në këmbim të përfitimeve materiale për veten e tyre.  

Mesazhi i Ambasadores Kim:

Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin.

kim per tushen

(r.m.)