Ambasadorja Kim: Politikanët të presin përfundimin e numërimit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar daljen masive të votuesve në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre.

“Autoritetet e zgjedhore dhe të rendit tani kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës”, shkroi ajo në rrjetin social Tuitër. “Edhe kandidatët dhe udhëheqësit kanë detyrën e tyre: jo të marrin me mend rezultatet por të pranojnë gjykimin e votuesve kur të mbarojë numërimi i plotë i votave”. (r.a.)