Ambasadorja Kim takohet me kryetarin Basha, një ditë para zgjedhjeve

Tiranë, 24 prill 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar të shtunën paradite në selinë e Partisë Demokratike, në Tiranë.

Mediet në Tiranë raportojnë se ambasadorja Kim ka zhvilluar një takim mbi 40-minutësh me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

As ambasadorja Kim dhe as kryetari Basha nuk janë prononcuar për medie pas takimit, mbase për shkak se të shtunën është heshtje parazgjedhore në Shqipëri.

Sidoqoftë, besohet se temë kryesore e takimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën, më 25 prill.

E gjithë fushata parazgjedhore është shoqëruar me kritika dhe akuza të forta reciproke midis Partisë Socialiste, në njërën anë, dhe partive opozitare, në anën tjetër.

Ditët e fundit pati edhe tensione midis të forta midis dy blloqeve, të cilat kulmuan edhe më përplasje të armatosur  mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Elbasan, ku mbetinjë i vrarë dhe katër të plagosur.

Ambasadorja Kim ka përcjellë të premten mesazhet e drejtuesve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së që u bëjnë thirrje autooriteteve të Shqipërisë që të garantojnë sgjedhje të qeta dhe të lira.

Vetë ambasadorja Kim ka përsëritur disa herë thirrjen kundër shit-blerjes së votës dhe kundër akteve të dhunshme që e cenojnë procesin zgjedhor.

Mesazhe të njëjta kanë përcjellë për liderët politikë shqiptarë edhe nga përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare të këtij blloku.

(r.m.)