Ambasadorja Kim tregon çka biseduan me drejtorin e Policisë së Shqipërisë

Tiranë, 30 mars 2022 – Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar sot (e mërkure) me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka bërë të ditur se në fokus të diskutimeve ka qenë puna në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimin për zbatimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit.

“U takova sot me drejtorin e policisë Gledis Nano për të forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit dhe luftimit të terrorizmit. Është thelbësor sigurimi i integritetit në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për t’i mbrojtur qytetarët”, shkruan ambasadorja Kim.

 

(r.m.)

Comment

*