Anëtarë të rinj në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

(Elida Rusta, Arjana Fetahu-Gaba, Ibadete Humolli-Tetaj, Monda Hamitaj, Prend Ndoja, Engjell Zerdelia, Hamide Shabani, Fjorela Forde, Merita Prenga, Hamid Alaj dhe Astrit Lulushi)

Adnan Mehmeti, Presidenti i Shoqatës

Me 12 dhjetor është festuar me madhështi 20-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ku takoje shkrimtarë nga ShBA, Kanadaja, Meksika e Atdheu. Këtij gëzimi iu shtua dhe pranimi në radhët e Shoqatës me anëtarë të rinj.

Aplikimi i tyre ishte bërë kohë më parë pasi kishin plotësuar kushtet e pranimit në Shoqatë. Atë ditë feste ata u takuan me shkrimtarët e Shoqatës, me lexuesit dhe publikun.

E nga zemra ata i uruam: “Mirë se vini në Shoqatë për të vazhduar rrugëtimin letrar në dekadën e tretë!” Mirë se vini në gjirin e familjes kriijuese!

Është një traditë që ardhja e një fëmije përbën gëzimin e madh. Një gëzimi i veçantë që përcilet me urime për prindërit, e për të gjithë. Po gëzimi i një familjeje krijuese është më se i merituar dhe i ngrohtë kur në të shtohen krijues të rinj pavarësisht se janë të moshës të ndryshme, të vendeve të ndryshme prej nga vijnë.

Krenari për atë që kemi bërë. Gëzim për veprat që kemi bërë. Dëshirë për të shtuar bashkëpunimin sot e kah mot. Brenda kësaj atmosfere festive ishte dhe një gëzim i madh shumë më i ylbertë që mund të lindë e të largohet po kaq shpejt ishte pranimi i disa krijuesve të rinj. Sa gëzim për ta! Sa gëzim për ne! Është traditë e bukur ardhja e krijuesve të rinj në Shoqatë, është mjaft i emocionuar. Është mjaft simbolik. Është mjaft intrigues për ata që u mirëseardhën dhe për ne që jemi më gjatë. Urime miqve tanë të rinj! Sot familja jonë e krijuesve është më e bukur, më e plotë.

Me këtë rast po ju njohim me anëtarët e rinj të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Elida Rusta, Arjana Fetahu-Gaba, Ibadete Humolli-Tetaj, Monda Hamitaj, Prend Ndoja, Engjell Zerdelia, Hamide Shabani, Fjorela Forde, Merita Prenga, Hamid Alaj dhe Astrit Lulushi.