Antimafia: Shqiptarët janë ndër grupet më të strukturuar kriminalë, sigurojnë drogën shpejt dhe me çmim konkurues

Antimafia italiane ngre shqetësimin për grupet kriminale shqiptare të cilat janë strukturuar edhe më shumë në trafikun e drogës dhe të klandestinëve.

Në raportin për gjysmën e dytë të vitit 2020 Drejtoria Hetimore e Antimafias italiane, siguruar nga RTV Ora, theksohet se “Grupet kriminale shqiptare në Itali janë ndër më të struktuarat, karakterizuar nga një aftësi organizative e egërsi kriminale. 

Aktiviteti kryesor i tyre është trafiku i lëndëve narkotike, trafiku i armëve, trafiku i emigrantëve klandestinë, e shfrytëzimi i prostitucionit, shpesh në bashkëpunim me grupe të etnive të ndryshme si ato rumune e nigeriane.

Aftësia e tyre në projektim aktivitetit në nivel transkombëtar e disponueshmëria e lëndëve narkotike me çmime konkurruese, ka çuar në shfaqjen e marrdhënieve të qëndrueshme mes kriminalitetit shqiptar dhe organizatave mafioze italiane.

Sipas antimafias, këto marrëdhënie lehtësohen nga mungesa e konfliktit për zotërim territori, pasi shqiptarët merren vetëm me furnizimin e drogës që më pas menaxhohet për shitje në territor nga grupet autoktone italiane.

Droga nga Shqipëria

“Në trafikun e lëndëve narkotike grupet kriminale veprojnë duke e importuar nga Shqipëria e nga Vendet e Ulëta” shkruan raporti i DIA-s Italiane.

Futja e lëndëve narkotike në Itali bëhet përmes rrugëve të ndryshme nga portet detare të brigjeve pulieze (Puglia) e molizane (Molisse) që është nyja strategjike e këtij trafiku. Kjo dhe për lidhjet që kriminaliteti shqiptarë ka me mafian pulieze e që vjen që nga koha e ndarjes së territorit për zbarkimin e cigareve kontrabandë.

Grupet italiane e shqiptare

Grupet italiane merren me çështjet administrative si duke vënë në dispozicion gomone, skafe e pika referimi për zbarkim, ndërsa grupet kriminale shqiptare merren me furnizimin me drogë, menaxhimin e tregjeve të shitjes e trasportin e saj nga jugu në veri të Italisë.

Raporti i antimafias, i siguruar nga RTV Ora, ngre shqetësimin se vazhdimi i emergjencës shëndetësore të Covid 19 dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020, ka thelluar impaktin negativ në sistemin social e ekonomik të Italisë, shtyrë dhe nga masat strikte e të nevojshme për frenimin e përhapjes së pandemisë. 

Pastrim parash

Kjo situatë ka rënduar kushtet e jetësës së popullsisë duke rrezikuar të përdoret nga konsorciumet kriminale për të ushqyer fitimet e tyre në trafikun e emigracionit klandestin me njerëz në vështirësi për jetëse duke i shtyrë më pas të lajnë borxhet e udhëtimit të ofruar drejt Europës, me punë të paligjshme si në trafik droge e shfrytëzim seksual.

Vështirësitë financiare të shkaktuara nga emergjenca pandemike mund të shfrytëzohen nga organizatat kriminale për t’u infiltruar në sistemin e sipërmarrjes pasi kanë burime financiare të menjëhershme e të paligjshme, “për të ndihmuar” privatët e sipërmarrësit në vështirësi me qëllimin final të gllabërimit të kompanive.

Një strategji e tillë mafioze po përdoret dhe në sitemin e tenderave publike e riciklimit të parave e sic nënvizon në këtë raport Kryeprokurori i Antimafis Italiane Frederiko Calfiero De Raho.Sipas tij modernizimi i mafias sjell riinvestimin e kapitaleve në subjektet e vogla ekonomike që nuk gjejnë akses në kredi bankare.

Raporti i DIA-s italiane informon se falë mundësive të ofruara nga teknologjia, kriminelët po orientohen në sektorin e lojërave të fatit, në bastet sportive, duke krijuar qarqe paralele me ato të ligjshme, e me qëllim riciklimin e rritjen e kapitaleve që ata disponojnë.

oranews

 

Comment

*