APEN – paradë e artit shqiptaro-amerikan në Studion e Fadil Berishës

Organizata e njohur shqiptaro-amerikane paraqiti për artdashësit e komunitetit punimet e 22 artistëve shqiptaro-amerikanë

 

Një ekspozitë e punimeve të 22 artistëve shqiptaro-amerikanë u paraqit për publikun këtë të martë në studion e fotografit të shquar Fadil Berisha në Manhattan.
Organizues i kësaj mbrëmje të bukur artistike të bukur ishte APEN – Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network).
Artistët pjesëmarrës kanë qenë të fushave të ndryshme dhe mbrëmja ka qenë shumë e larmishme. Punimet përfshinë piktura, dizajn veshjesh, skulptura, fotoreportazhe, madje edhe këngë.
Artistët që paraqitën veprat e tyre në këtë ekspozitë ishin: Helidon Gjergji, Giorgio Kolaj, Emil Bakalli, Alkan Nallbani, Lulzim Shtini, Klodiana Alia, Artan Shabani, Ardian Isufi, Bekim Zeqiri, Alfred Milot Mirashi, Parlind Prelashi, Venera Kastrati, Armand Xhomo, Arben Sela, Majlinda Hoxha, Heldi Pema, Olson Lamaj, Irgin Sena, Rilind Kuqi, Luka Hajdini, Emanuel Gjoka dhe Eliano Kalemi.
Dashuri dhe Jenevieve Egriu (vajzat e aktivistit të komunitetit Eddie Egriu nga Buffalo) kënduan së bashku këngë të muzikës tradicionale amerikane “Country”.
Fjalën e hapjes e mbajti zonjusha Etrita Ibroci, e cila drejtoi mbrëmjen, ndërsa për ekspozitën e artistike foli kuratori i saj, Alkan Nallbani, që ishte edhe vetë një nga artistët pjesëmarrës.
Kuratori Nallbani tha veç të tjerash se arti i artistëve pjesëmarrës dhe i kolegëve të tyre të tjerë në komunitet për ta. Ai tha se ky art i tyre “është i lidhur emocionalisht me atdheun” dhe se “ky brez i ri i artistëve shqiptarë e sheh veten si pjesë të skenës së artit të madh global, me të gjithë kompleksitetin e tij”.
Një kompani shqiptare pijesh energjitike “Black Eagle, Energy Drink” reklamoi produktet e saj gjatë mbëmjes.
Kjo ishte veprimtaria e parë e organizatës APEN për vitin 2013.
(Informacioni dhe fotografitë nga Beqir Sina)