Aplikimet për lotarinë amerikane: Do të skualifikohen ata që aplikojnë dy herë

Tiranë,1 nëntor 2021 – Aplikimet për lotarinë amerikane përfundojnë më datën 9 nëntor. Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e interesuar për lotarinë.

Në një postim në Facebook, ambasada njoftoi se do të skualifikohen nga gara të gjithë ata që aplikojnë dy herë.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm një aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

(r.m.)

Comment

*