Argjentina fiton Kupën e Botës pas një finaleje dramatike me Francën

Argjentina fitoi Kupën e Botës ndaj Francës, pas një ndeshjeje dramatike që u përcaktua me penallti.

Me fitoren e së dielës, Argjentina e fiton këtë titull për të tretën herë, duke i dhuruar Lionel Messit një triumf të fundit botëror.

Argjentina fitoi epërsi ndaj Francës herët në finale duke përfunduar pjesën e parë 2-0, pasi Messi shënoi me penallti golin e tij të gjashtë në turne dhe Angel Di Maria dyfishoi avantazhin me një kundërsulm emocionues.

Por në pjesën e dytë Kylian Mbappe shënoi brenda pak minutash dy herë, njëra prej të cilave penallti.

Dy kohët shtesë e sollën rezultatin në 3-3, ndërsa penalltitë i dhanë Argjentinës fitoren ndaj kampiones së kaluar, Francës.

Hera e fundit që këto dy skuadra ishin përballë njëra-tjetrës, ishte në Kupën e Botës 2018 ku Franca mundi Argjentinën 4-3, një ndeshje që u konsiderua si më argëtuesja e Kampionatit në Rusi. (VOA)