Ahmetaj “nxihet” nga pyetja për arrestimin e Lefter Kokës (video)

Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Pas mbledhjes së qeverisë, teksa zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po ka qenë duke prezantuar vendimet, është pyetur nga gazetarët edhe për arrestimin e Kokës.

I pyetur nga gazetarët nëse mban qeveria përgjegjësi për faktin se, sipas hetimeve të SPAK, ish-ministri Lefter Koka kishte përfituar shuma të mëdha nga inceneratorët, përmes abuzimeve, numri dy i qeverisë është shprehur shkurtër se “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive, as partiake”.

(BalkanWeb)

Comment

*