Arrestohen kryetari dhe 10 zyrtarë të Bashkisë së Lushnjes

Tiranë, 6 korrik 2021 – Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, u arrestua të martën gjatë një operacioni policor kundër korrupsionit, të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe 10 zyrtarë të tjerë të qeverisjes lokale: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Efektivë të policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnje.

Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni i SPAK-ut ka të bëjë me dyshimdet për abuzime të zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjes në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërtshtim me ligjin.

Një ditë më parë, në një konferencë për luftën kundër korrupsionit, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, paralajmëroi se do të ketë arrestime të zyrtarëve të pushtetit lokal që abuzojnë me fondet publike.

Duket se ky ishte paralajmërim i operacionit të zhvilluar sot në Lushnje.

(r.m.)

Comment

*