Arrestohen sulmuesit e shefit të krimeve Musa Skura

Autorët e dyshuar janë Fitim Alla, 19 vjeç dhe Vilson Milkurti 18 vjeç nga Mati. Të akuzuar si bashkëpunëtorë policia shoqëroi edhe dy persona të tjerë

 

Polica e Shqipërisë njoftoi se arrestoi tre persona të dyshuar si autorë të sulmit me armë zjarri automatik kundër shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura. Autorët janë Fitim Hashim Alla, 19 vjeç banues në fshatin Rripe të rrethit Mat dhe Vilson Petrit Milkurti, 18 vjeç, banues në fshatin Succ, të rrethit Mat. Policia njoftoi gjithashtu se pranë vendngjarjes kapi dhe shoqëroi në ambientet e Komisariatit 2dhe dy autorët e tjerë të dyshuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak që janë Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç dhe shtetasi me inicialet A. Ll., vjeç 15, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat. “Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se 4 shtetasit e sipërcituar kanë organizuar për të shitur disa shtetasve të tjerë një sasi prej 26 arka me municion (fishekë), të cilin e kanë transportuar përmes një mjeti furgon në vendin e ngjarjes, ku do të realizohej dhe shitja e tij. “Ndaj shtetasve Fitim Alla, Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe shtetasit me inicialet A. Ll. është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet do t’i referohen Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per veprat penale “Vrasje në rrethana te tjera cilesuese e mbetur ne tentative e kryer ne bashkëpunim”, si dhe “shitje dhe mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake” te parashikuara nga nenet 79/c,22/25 dhe 278/2 i K.P”-sqaroi policia.
Ndëkaq, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes u ngrit grupi i posaçëm i punës me ekpertë të Drejtorisë për Krime të Rënda në Policinë e Shtetit, ekspertë të Policisë Shkencore dhe të strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda. “Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, tip kallashnikov. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 8 (tetë) kuti me municion luftarak fishekë model 56 mm, ku secila prej tyre mbante 720 copë fishekë. Po ashtu është bërë dhe shpallja në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak”-thuhet në deklaratën e policisë.
Sakaq, policia falenderoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë pilotët e helikopterit të këtyre forcave, të cilët me gjithë kushtet e vështira të motit, morën përsipër dhe realizuan transportin e Komisar Musa Skura, në drejtim të spitalit ushtarak.

 

Rrjedhja e ngjarjes sipas policisë:

“Gjatë ditës së djeshme (pardjeshme, e dielë) rreth orës 18.35’, në fshatin Suç, gjatë një operacioni të organizuar nga Komisariati i Policisë Mat ka mbetur i plagosur rëndë Shefi i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të këtij Komisariati, Komisar Musa Skura. Komisariati i Policise Mat, bazuar në informacionet e grumbulluara nga shërbimet policiore, kishte organizuar punën përmes një plani masash, për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar. Pas pozicionimit të tyre në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç, nga forcat e Komisariatit të Policisë Mat, janë konstatuar dy shtetas të armatosur, të cilëve u është bërë thirrje për të ndaluar. Gjatë momentit të arrestimit njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri automatik, duke plagosur rëndë Shefin e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të këtij Komisariati, Komisar Musa Skura. Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera pjesëmarrëse në operacion është bërë e mundur kapja e shoqërimi në Komisariat i autorëve të dyshuar.