Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Prishtinë, 11 dhjetor 2021 – Policia e Kosovës i ka arrestuar të shtunën tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor, në një sulm me armë ndaj autobusit që po transportonte nxënës të shkollës së mesme në Gjakovë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, të shtunën në orën 21:30, njoftoi se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit.

“Sot e kemi thirrur këtë konferencë për shtyp që të japim informacionin se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan. Pas ndodhjes së këtij rasti kemi filluar hetimet intensive, së bashku dhe me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore. Pas punës intensive, me vendimin e prokurores së çështjes, janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria e çështjes ka caktuar dhe lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgaditje për dorëzimin e kërkesës të gjyqtari i procedurës paraprake për zbatimin apo jepjen e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë Kurmehaj.

Por, ai nuk e ka publikuar identitetin e të arrestuarve dhe as detaje lidhur me arrestimin.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne, si Prokurori, zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre do të vazhdojmë punën me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, ka thënë Kurtmehaj.

This image has an empty alt attribute; its file name is Agim-Kurmehaj.jpg

Indeksonline, duke iu referuar burimeve të veta, raportoi se janë arrestuar Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë e tij, Malsor e Kreshnik Mehmetajn.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan dyshohet të ketë lidhje me rastin e vetëvrasjes së 20-vjeçares Heroina Mehmetaj, nga i njëjti vend, e cila i kishte dhënë fund jetës së saj më 14 qershor të vitit të kaluar.

Burime të portalit Paparaci kanë thënë se shënjestër e sulmit të armatosur ndaj autobusit.

Në sulmin ndaj autobusit të kryer rreth orës 21 e 30, u vranë tre persona: shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe nxënësit Genta Mustafaj e Ledion Hamzaj nga Gllogjani.

(r.m.)