Arrestohet efektivi special i RENEA-s në operacionin kundër narkotrafikut

Deri rani raportohen të sekuestruara drogat kokainë, kanabis, ekstazi si dhe armë, municone, telefona celularë, automjete dhe pajiste të tjera të paligjshme

Knid Ndrenika

Policia në Shqipëri thotë se dyshon që efektivë të tjerë të forcave speciale apo vetë policisë janë përfshirë në trafik droge.

Shpjegimet u dhanë pas arrestimit të një pjestari të Reparteve të Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të policisë arrestoi anëtarin special elitë të RENEA-s Real Luli, 27 vjeç bashkë me dy të tjerë në një operacion kundër drogës.

Operacioni deri tani raporton sekuestrimin e sasive të drogës kokainë, kanabis, ekstazi si dhe armë, municione, telefona celularë, automjete dhe pajisje të tjera të paligjshme.

Arrestimet u kryen pas dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së kundraligjshme të disa personave në bashkëpunim me njeri-tjetrin.

Operacioni në datat 20-21 gusht u krye në zonat thuajse pranë qendrës së Tiranës te “21 Dhjetori”, Kombinat, “Misto Mame”, Yzberisht dhe Qyteti i Nxënësve.

Policia ndërhyri dhe arrestoi në flagrancë tre persona, përfshi pjestarin e RENEA-s ndërkohë që dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë nga prokuroria.