Arrestohet në Romë ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, kërkoi azil politik?

Media raportoi se u arrestua në Romë të Italisë, ish-Prokurori i Përgjithshëm 2012-2017, Adriatik Llalla. Por, televizioni Ora News raportoi ndryshe:

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla nuk është arrestuar por vijon të qëndrojë i lirë në Romë në kryeqytetin e Italisë.

Lajmi për lirimin e tij konfirmohet nga burime të afërta të ish-kryeprokurorit Llalla, të cilat thanë për “Ora Neës” se Llalla as nuk është arrestuar dhe as nuk është vetëdorëzuar në policinë Italine.

Llalla, është paraqitur disa kohë më parë në Zyrën e Migracionit në Itali, duke kërkuar statusin e Azilantit Politik në këtë shtet, pasij sipas tij gjykimi dhe ndjekja penale kundër tij, kanë qëntë të sigmatizuara nga faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm që veprojnë në Shqipëri.

Llalla aktualisht është i lirë në Itali në pritje të përfundimit të gjithë procedurës së marrjes ose jo të statusit të azilantit politik, bëjnë të ditur Ora News.

Gjatë kohës së ndjekjes së procedurave të azil kërkuesit, ish-kryeprokurorit i është komunikuar dhe mandati i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga SPAK, por arrestimi në fakt nuk është kryer, pasi Llalla është lënë i lirë.

Edhe SPAK konfirmoi për Ora News arrestimin e ish kryeprokurorit të Shqipërisë. Gjithashtu konfirmoi se arrestimi i tij është bërë më 10 dhjetor.

Edhe përfaqësuesi i ONM-së thotë se Llalla është arrestuar

Theo Jacobs, përfaqësuesi i ONM-së, shkruan në twitter se Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i Shqipërisë dhe simbolli i Korrupsionit brenda sistemit gjyqësor shqiptar, është arrestuar 3 ditë më parë në Romë pas dënimit të fundit nga gjykata speciale vendase.

“Ne do të arrijmë atje …” shprehet ai.

Rikujtim i lajmeve për procesin ndaj zotit Llalla:

Llalla kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit për burg për shkak shëndetësor

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK

Knid Ndrenika

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla i kërkoi gjykatës që t’ia shtyjë ekzekutimin e vendimit për dënimin me 2 vjet burg dhe pesë vjet heqje të së drejtës për ushtrimin e profesionit.

Kërkesa e zotit Llalla është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës më 6 tetor 2021 nga avokati i Sokol Hazizaj.

Avokati Hazizaj është figurë shumë e rëndësishme penaliste në Shqipëri, dy herë ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, struktura më e lartë e sistemit deri në vitin 2017.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të gjykatës zoti Llalla e mbështet te neni 476/c i Kodit të Procedurës Penale me arsyen shëndetësore pasi vuan nga një sëmundje e pakthyeshme.

Ky nen parasheh që vendimi penal të shtyhet kur vuajtja në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP, burg), sjell pasoja jete për të dënuarin.

Ish-Kryeprokurori sipas avokatit zotit Hazizaj ndodhet në spital, ndërkohë që kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Çela.

Zoti Llalla u deklarua “fajtor” nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin numër 24 më 22 shtator 2021.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Llalla është larguar jashtë Shqipërisë pak ditë përpara vendimit të gjykatës.

Akuza ndaj ish-Kryeprokurorit ishte për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, 3 (tre) herë, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim si dhe në bazë të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Adriatik Llalla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

Zotit Llalla iu vendos sekuestrim dhe konfiskim i pasurive, përkatësisht apartament me sipërfaqe 67.2 m2, në Durrës dhe tokë arë, 4 (katër) me sipërfaqe gjithsej 22.300 m2 në Tiranë.

Policia: Kërkim ndërkombëtar për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla

Policia e Tiranës njoftoi SPAK-un se ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk u gjet në Shqipëri këtë periudhë të shpallur në kërkim kombëtar

Knid Ndrenika

Policia në Shqipëri raportohet se ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme, SPAK se nuk ka mundur të gjejë ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dënuar me dy vjet burg dhe 5 vjet mosushtrim të funksioneve publike.

Zoti Llalla u deklarua “fajtor” nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin numër 24 më 22 shtator 2021.

Policia e Tiranës njoftoi SPAK-un se ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk u gjet në Shqipëri këtë periudhë të shpallur në kërkim kombëtar.

Andaj, pasi policia tha se se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, kërkoi që SPAK-u të hapë procedurën e shpalljes së zotit Llalla në kërkim ndërkombëtar.

Sipas medias mbrëmjen e kësaj të enjteje se nga verifikimet, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Llalla është larguar jashtë Shqipërisë pak ditë përpara vendimit të gjykatës.

Por, ende nuk ka shenjë “të kuqe” si nivel i lartë kërkimi për zotin Llalla, të cilit po ashtu iu vendos sekuestrim dhe konfiskim i pasurive, përkatësisht apartament me sipërfaqe 67.2 m2, në Durrës dhe tokë arë, 4 (katër) me sipërfaqe gjithsej 22.300 m2 në Tiranë.

Akuza ndaj ish-Kryeprokurorit ishte për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, 3 (tre) herë, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim si dhe në bazë të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Adriatik Llalla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

Policia nuk e gjeti në shtëpi kur shkoi ta arrestojë ish-Kryeprokurorin Llalla

SPAK-u nxori urdhër për arrestimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla
 
Knid Ndrenika
 
Policia dështoi ta arrestojë këtë mbrëmje ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla pasi nuk e gjeti në shtëpi kur shkoi të ekzekutonte urdhërin e SPAK-ut dhe e shpalli në kërkim.
 
SPAK-u nxori urdhër për arrestimin e zotit Llalla 2 apo 3 orë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për ta dënuar me dy vjet burg. 

Televizioni Top-Channel raportoi se “është njoftuar SPAK-u” dhe se “burime të sigurta bëjnë me dije se është shpallur në kërkim kombëtar”.

Dyshimet janë se zoti Llalla, sipas televizionit “ka dalë nga Shqipëria përmes Rinasit me 9 shtator me destinacion Rinas-Itali ndërsa më pas nuk dihet cili është destinacioni i tij final”.

Dyshimet gjithashtu janë se ish-Kryeprokurori Llalla ndodhet në Turqi.

Gjithashtu ka edhe dënim tjetër, që zotit Llalla iu shqiptua në mungesë, për t’i hequr për 5 vjet të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike si dhe konfiskim pasurie. 
 
Akuzat kundër ish-Kryeprokurorit ishin “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal, por mbeti vetëm ajo për mosdeklarim. 
 
Ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm pasi, siç është shprehur avokati i tij, kurohet nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spital, ndonëse nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tij. 
 
Avokatura e zotit Llalla tha se vendimi ishte “copy-paste e të gjitha pretendimeve të hetimit pa konsideruar asgjë nga mbrojtja”. 
 
Avokati Sokol Hazizaj theksoi se vendimi i Apelit ishte i paracaktuar dhe se nuk është vërtetuar asnjë akuzë që është ngritur nga prokuroria. 
 
“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që klienti im Llalla është në spital. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, sepse nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, por vetëm procedural”, tha avokati Hazizaj. 
 
Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi që Apeli ta linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë kundër ish-Kryeprokurorit. 
 
Zotit Llalla iu sekuestruan në favor të shtetit 4 sipërfaqe toke me një sipërfaqe pren 22 mijë metrash katrorë dhe 1 apartament në qytetin e Durrësit.

Dënohet me 2 vjet burg ish-Kryeprokurori, Adriatik Llalla

Gjithashtu ka edhe dënim tjetër, që zotit Llalla i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike si dhe dhe konfiskim pasurie

Knid Ndrenika

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të dënuar me dy vjet burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Gjithashtu ka edhe dënim tjetër, që zotit Llalla i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike si dhe dhe konfiskim pasurie.

Akuzat kundër ish-Kryeprokurorit ishin “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal, por mbeti vetëm ajo për mosdeklarim.

Ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm pasi kurohet nga një sëmundje e rëndë i shtruar në spital, ndonëse nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tij.

Avokatura e zotit Llalla tha se vendimi ishte “copy paste të gjitha pretendimeve të hetimit pa konsideruar asgjë nga mbrojtja”.

Avokati Sokol Hazizaj theksoi se vendimi i Apelit ishte i paracaktuar dhe nuk është vërtetuar asnjë akuzë që është ngritur nga prokuroria.

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati Hazizaj, raportoi “News 24”.

Comment

*