Arrestohet një malazias, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prishtinë, 27 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Kosovës i nacionaliteti malazias, nga fshati Vitomiricë i komunës së Pejës, është arrestuar të hënën, në bazë të dyshimit se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuari, me inisialet M.d., dyshohet se ka marrë pjesë në ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në rajonin e Pejës, më datën 7 maj të vitit 1999, në të cilën janë u vrarë nëntë civilë shqiptarë dhe janë zhdukur pesë të tjerë.  dyshohet se ka marrë pjesë në krimin.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

(r.m.)