Arrijnë në Kosovë mbi 556 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Prishtinë, 6 shtator 2021 – Kosova ka pranuar sot dy kontigjente të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë”Pfizer”, me gjithsej 556.920 doza.

Programi i UNICEF-it në Kosovë njoftoi se 503 mijë e 100 doza janë dhuruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes programit COVAX.

UNICEF u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër koronavirusit.

“503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it, me mbështetje nga UNICEF-i. Vakcinohu Bashkë Ia Dalim”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se sot kanë arritur edhe 53.820 doza të vaksinës të siguruara përmes marrëveshjes me kompaninë Pfizer”.

Ministria tha se me arritjen e këtyre vaksinave, imunizimi në masë kundër koronavirusit do të përshpejtohet.

Qeveria e Kosovës ka objektiv vaksinimin e 60për qind të popullatës deri në fund të këtij viti.

(r.m.)

Comment

*