Arrijnë në Shqipëri edhe 7.020 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Tiranë,12 prill 2021 – Edhe 7.020 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech arritën në Shqipëri, njoftoi të hënën kryeministri i këtij vendi, Edi Rama.

“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë. Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj, duke filluar nga sezoni turistik, e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të arrijnë edhe doza të tjera të kësaj vaksine, si edhe të vaksinave AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Shqipëria ka kontratë me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e mbi 500.00 dozave të vaksinës së saj, të cilat dorëzohen gradualisht.

Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të muajit janar, duke u dhënë përparsi punonjësve shëndetësorë. Në fund të muajit mars ka nisur edhe vaksinimin masiv.

Deri më tani, në Shqipëri janë regjistruar mbi 127.000 raste me koronavirus dhe mbi 2,300 viktima.

Postimi i Ramës:

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund😍

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike💪

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë🤗🇦🇱

(r.m.)

Comment

*