Arrin në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave të blera nga “Pfizer”

Prishtinë, 29 qershor 2021 – Të hën në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit, të blera nga “Pfizer”.

Ky kontingjent prej 81.900 dozash është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane “Pfizer” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në muajin maj, për më shumë se 1 milion doza.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se me sigurimin e këtyre dozave do të nisë vaksinimi në masë i qytetarëve, përveç kategorive që konsiderohen më gtë frrezikuara.

 Qeveria e Kosovës ka thënë se objektivi i saj është që deri në fund të këtij viti të vaksinojë 60 për qind të popullsisë.

“Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësorë kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kosova e ka filluar fushatën e imunizimit të qytetarëve nga COVID-19 me vaksinat e siguruara përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vaksinave të dhuruara nga Bashkimi Evropoian dhe nga disa vende.

(r.m.)

Comment

*