Arriti në Kosovë grupi i parë i refugjatëve afganë

Prishtinë, 29 gusht 2021 – Të dielën në mbrëmje arriti në Kosovë grupi i parë i shtetasve afganë që e kanë lënë vendin e tyre nga frika se do të pesojnë nga talibanët të cilët e kanë marrë kontrollin në këtë vend.

Ata u transportuan me një avion të forcave ajrore amerikane, i cili ateroi në Aeroportin e Prishtinës, pak pas orës 20:00.

Në aeroport ata u pritën nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Presidentja Osmani tha se afganët që kanë qenë punëtorë ose kontraktotë të aleatëve të Kosovës në Afganistan janë të mirëpritur nga populli i Kosovës.

“Mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve të Afganistanit të cilët ishin punëtorë ose kontraktorë të aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s, që kanë nevojë për mbrojtje më shumë se kurrë. Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert por edhe zemrat tona. Si njerëz që kemi qenë  viktima të një pushteti gjenocidal e kuptojmë shumë mirë se çka do të thotë të detyrohesh të largohesh nga shtëpia jote, prandaj jemi krenarë që qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe kontribuojmë në përpjekje të të gjithë partnerëve tanë në mënyrë që kjo tragjedi njerëzore të pakësohet dhe ata që vijnë në Kosovë të ndihen se më në fund janë të sigurt”, tha Osmani.

Edhe Kryeministri Kurti tha se për Kosovën është nder t’u dalë në ndihmë njerëzve që ishin të detyruar t’I braktisnin atdheun  e shtëpitë e tyre.

“Refugjatëve afganë të cilët janë të dëshpëruar që kanë lëshuar shtëpitë e tyre, u kemi dëshiruar mirëseardhje dhe u kemi thënë se janë mysafirët tanë dhe janë të sigurtë. Është nder për mua, për ne, që kemi mundësi t’u ndihmojmë këtyre refugjatëve”, tha Kurti.

Ai theksoi se Kosova është e gatshme t’u dalënë ndihmë njerëzve në fatkeqësi dhe të ndihmojë aleatët e partnerët/

“Kur është në pyetje një çështje humanitare dhe kur janë në pyetje partnerët tanë, ne nuk themi ‘pse?’ por ‘si?’”, theksoi ai.

Edhe Kryeministri kujtoi se NATO kishte ndërhyrë në Kosovë për të parandaluar gjenicidin në Kosovë.

“Kujtojmëse para më shumë se 22 vjetësh ishte NATO-ja që bëri ndërhyrje humanitare për ta ndërprerë gjenocidin ndaj nesh, e tash ne po i presim këta refugjatë”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se në grupin e parë të afganëve që arritën të dielën në Kosovë janë 111 shtetas afganë. Ai tha se shumë prej tyre janë gra, fëmijë dhe pleq, familjarë të bashkëpunëtorëve e kontraktorëve të vendeve perëndimore në Afganistan.

Sveçla tregoi se afganët që sapo arritën në Kosovë do të vendosen përkohësisht në ish-kampin e punëtorëve të kompanisë ”Bechtel & Enka”,në afërsi të Ferizajt, e cila gjendet pranë ushtarakamerikan “Bonstill”.

Ai tha se para afganët do t’u nënshtrohen së parti kontrolleve mjekësore dhe testeve për  COVID-19 e pastaj do të transferohen në vendin ku do të sistemohen.

Ministri Sveçla njoftoi se të hënën pritet të arrijë në Kosovë grupi I dytë i afganëve, të cilët do të arrijnë nga Kabuli medy aeroplanë.

Qytetarët afganë do të qëndrojnë në Kosovë derisa tëpajisen me viza migrimi  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ligjeve të Kosovës afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe të NATO-s apo me organizata ndërkombëtare në Afganistan.

(Ramadan Muçolli, Illyria)