Ataturku i interesuar për martesë me një nga motrat e Ahmet Zogut?

Nga Ruben Avxhiu

Zakonisht keto temat e vjetra te shtypit franzez i gjen Aurenc Bebja. Kesaj here e kishte postuar nje turke qe studion lidhjet me Shqiperine.

Shqiptaret gjithmone kane besuar se Ataturku reformatori dhe modernizuesi i madh i Turqise ka qene me kombesi shqiptare. Ataturkun e quajne si te tyrin edhe bullgaret, greket, e disa kombe te tjera fiqnje.

Kjo lidhje martese me nje nga motrat e Zogut do ta kishte ndezur edhe me keq pretendimin shqiptar per origjinen e Ataturkut.

Por mua nuk me besohet shume kjo puna e lidhjes. Me duket me shume si thashethem gazetash.

Kryesisht per arsye se Ataturku u zhgenjye shume kur Zogu u shpall mbret ne Shqiperi. E ka kritikuar publikisht. Ataturku ishte besues i madh i republikanizmit.

Kishte varrosur sulltanatin duke e bete Turqine republike si eshte edhe sot.

Per te ishte e papranueshme qe dikush qe ishte zgjedhur President si Ahmet Zogu do te kerkonte kuroren. E shihte si nje renie ne status, jo si ngritje.

Pas kesaj veshtire qe te dy te lidheshin me krushqi. Ataturku do t’i binte qe do te martohej me nje princeshe, nje status dhe titull qe ai, si republikan i thekur, e perbuzte.

Nga ana tjeter, ia vlen te bejme nje verejtje te vogel ketu per Ataturkun. Ndonese edhe une jam republikan.

E verteta eshte se megjithe retoriken e tij republikane, Ataturku vete ishte ne praktike “mbret”. Veshtire se mund te imagjinohej nje president tjeter ne Turqi, sa kohe qe Ataturku ishte gjalle.

Ai nuk u be dot kurre fjala vjen George Washington. Ishte mbret pa kurore. Keshtu qe kritika e tij per Zogun ishte pak hipokrite.

Por te pakten, ndryshe nga Zogu, ai nuk pretendonte se postin e tij duhej ta trashegonte i biri. Nese kjo e Ataturkut ishte monarki ne cdo gje pervec emrit, te pakten nuk ishte monarki e trashegueshme. (Ataturku nuk kishte femije natyrale, por adoptoi 1 djale dhe 12 vajza.)

One Response to “Ataturku i interesuar për martesë me një nga motrat e Ahmet Zogut?”

Read below or add a comment...

  1. Begu says:

    Keto “princeshat” Zogu paskan qene lakmuese e personaliteteteve te mdha,Njera Ataturkun nga jashte, tjetra ENVECR HOXHEN nga mbrenda,qe dihen.Por edhe sa e kend te tjere e nga te tjera princesha, qe ende nuk dihen e nuk thuhet.