Aty ku mbijetojnë legjendat…

“…Të duash vendlindjen është një ndjenjë e bukur njerëzore,
të adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë,
kjo do të thotë se vendlindja bujarisht të ka dhënë shumë,
prandaj dhe I detyrohesh shumë, …”
Teodor P. Laco

 

Nga Bardhyl Panolli, Washington D. C.

Nga mërgimi shumë bashkëkombës me nostalgji e mall I dedikojnë Atdheut kujtime, mbresa, ku ndjen nota nga Do minori në Do maxhor, me kreshendo dhe dekreshendo, here nanuritës dhe here shqetësues, here pritës e here shpërthyes.
Bujar Bejkollari në botimet e tij sjell vargjet :
Jam I lire, por jam nën zgjedhë
Rob I lumturisë, se të dua
Embël koha le të rrjedhë
Si për Ty edhe për mua…. .
Pavarësisht kënd vështrimeve, konceptet dhe boshti tek të gjithë është Atdhedashuria, që breza emigrantësh kontribuan për Pavarësimin dhe konsolidimin e Shtetit të ri të 1912, e pas. Të tjerë kontribuojnë sot për të “flladitur “ klimën e Vendit dhe mbështetur problemet Madhore të mbarë Kombit SHqiptar.
Për emigrantët jeta është plot përballje ekonomike, punësimi, shkollimi, për të siguruar një jetë dinjitoze si dhe në vendin Amë, ku, përpjekjet për një jetë më të mire kërkojnë respekt reciprok ndaj ndjenjave e kontributit Atdhedashës tek të gjithë, ku dashuria të predominojë mbi meskinitetin, duke mbajtur hapur rrugën për të gjithë si të barabartë para Atdheut.
Para disa vitesh erdhi për vizitë në SH. B. A. një “ Intelektual” të cilit ju rezervua një pritje e ngrohtë malli. Aty ai lëshoj fjalë që ishin tepër lënduese, :” …ju nuk jeni patriotë se ikët…”, ndërkohë me maturi I shpjeguan psenë…. !duke I cituar dhe fjalët e Pëllumb Kullës : …se këtë front pune larg vendit e kanë zhvilluar dhe lulëzuar qeveritë…ku pjesa më e madhe e oksigjenit ekonomik ju vjen nga emigracioni. . .
Teoricienë dhe patriotë të tillë që ritën mirëqënien gjatë këtij “tranzicioni”, dhe dine se janë “Dikushi” mund të hasish plot, rendësi ka ku klasifikohen në triangulin :
1) Njerëz që kontribuojnë në ndryshimet e sistemeve qeverisëse e mbeten të thjeshtë në jetë.
2) Ata që thëresin më shumë… e pasurohen.
3) Interesaxhinjtë që brohorasin politikanët e mbeten “Patriotë” të kulluar. . .
Dihet që fjala vret dhe merr peshën e gurit kur del e pa pjekur nga goja e burrit.
Sot të parët tanë I gjykojmë dhe I urojmë për filozofinë e Mollosëve të Lashtë që zbatuan proverbën :
– “ _Prindi që le pas një bir të Urtë por të varfër mendon se I ka lënë shumë, ndërsa ai që e le të pasur por të Marrë, mendon se nuk I ka lënë gjë. (Pasuria me punë ndryshon nga ajo pa “djersën” e ndershmërisë)
Kush ka sy le të shohë, kush ka veshë le të dëgjojë, kush ka ment të gjykojë.
Sot ka të “Zënë” që flenë të qetë por ka dhe nga Ata që shohin Endra që I ngrenë nga gjumi me ankthet e të Nesërmes.
Jeta ballafaqon sipas kurbave të Saj dhe praninë e kontributin e individëve nga çdo shtresë e shoqërisë. Të gjithë e dinë që Paraja ngre ujin përpjetë dhe shpesh shohim parallinj që dalin në krye të situatave; por problemet e Vendit e të Popullit, të politikanëve, duhen pare jo nga e “Përpjeta “ e Parasë, por sa Shpirtërisht e Moralisht I kanë këmbët në “ TABAN”, po ashtu dhe Partitë e Vjetra dhe të Reja që rreken të ngrejnë flamurin e dobisë që I kanë sjellë, do I sillnin apo po I sjellin vendit.
Për sa kohë do të meremi me vetvehten : Pro_Osmanë e Anti, Pro_Zogistë e Anti, Pro_Ballistë e Anti, Pro_Komunistë e Anti, Pro_Socialistë e Anti, Pro_Demokratë e Anti…. etj. …e lagu se lagu dhelpra bishtin në lumë, …kur TE GJITHE I falemi një lumi gjaku të përbashkët, Ngjyer FLAMURIN e KOMBIT, ku Shqiponja ushqen Fluturimin mes shekujsh plot Tradita të Bashkimit, Besës, e Zhvillimit, por që prej thonjve të Saj, hedh në humnerë përçarsit, interesaxhinjtë, tradhëtarët, ata që rendin të na venë vetulla e duan të na nxjerrin sytë, duke pritur lajka apo harresën tu mbulojë kusuret.
Sot në vendin Amë po diskutohet zgjedhja e Presidentit të vendit “Konsensual” për Partitë, por Patriot për Popullin që e mat punën e Tij me ecjen para dhe jo me “Rebuse”” partiake apo politikash të fqinjësisë së mire, kur miqtë flasin nën avujt e interesave të tyre.
Që të marish një udhëtim malli në atdhe, duhet të jesh I përgatitur nga “dilema” se me ç’dorë do të takosh njerzit, se politika I ka ndarë në të majtë e të djathtë, kur që të dyja duart janë të një trupi e një zemre, asaj Shqiptare.
Këtu në Amerikë nuk të zemërohet apo të gjykon kush, se ç’simpatizon apo preferenca ke, mbi të gjitha qytetarët ndjehen të barabartë e nuk druajnë të shprehin pikpamjet.
Në Universitete më në zë, studjohen klasikë e teori të ndryshme të shoqërisë, deri e tek Karl Marksi, apo filozofi më në zë sot në Amerikë – Noah Chomsky, ( në Harvard të MA. ) që kritikon dhe demokracinë amerikane, kur kjo sot është më rezultativja nga të gjitha demokracitë në botë. E kjo ndodh se njerzit janë parimorë, ndjejnë mbrojtjen e Ligjeve që zbatohen njëlloj e jo me klauzola për “ X “ apo “ Y “, ata e shohin kontributin e tyre me devizën për ti shërbyer shoqërisë, për sot dhe të ardhmen.
Tradicionalisht historia jonë e vjetër dhe e re në cirkulacionet e veta mbart Atdhedashurinë, urtësinë, virtytet ku drejtësia, trimëria dhe besa janë kolona bazë, si konglomerat tiparesh që ka shoqëruar dhe emigrantët.
Në këtë konteks hyn dhe historia e Dardhës së Korçës dhe banorëve të saj. Kur shkruhet se Dardha rrjedh nga palca e trojeve Shqiptare ka të bëjë me Paganizmin e saj (Guri I Rusit) me Kristianizmin e saj (Guri I Rrahut-Sh. Pjetri) me Idhullin e punës (Guri I Vjeshtës) me punën në pyjet e Anadollit, Malit të Shenjtë, Rodopet etj. Ku “ Sopata e Dardharit “ I shtrohej magjisë së mendjes së tyre për mbijetesë në analogji me përgjigjen e Heroit tone kombëtar Gjergj Kastriotit, : -…S, është shpata por krahu…”
Një fjalë thotë : – larg syve, larg zemrës. . ” por kjo është shumë larg kuptimit për emigrantët dardharë që se humbën kurrë dashurinë për vendin. Ata iknin e ktheheshin, ndërtonin e përmirësonin jetesën. Në ç’do ballor apo gur qosheje të shtëpive do të gjesh të gdhendur, Shqiponjën Dykrerëshe të Pirro Mollosit e Gjergj Kastriotit. Dardha ishte e mbeti Ambasadore e dhuntive të shqiptarit që diti të reflektojë e fitojë respekt jasht vendit, ashtu si diti të sjellë bashkëkohoren nga jasht, duke I bërë vend respektit dhe emrit te vet e brenda vendit.
Me fillimin e proceseve të Demokracisë, rifilloj dhe festimi I festës së Sh. Mërisë në “ Sheshin e Valleve “, mbetur nga banorët e saj me origjinë nga Kosturi. Në këtë festë ish I ftuar dhe ambasadori I SH. B. A. z. Rajerson, I cili tregoj interes të mësojë më shumë, ndërkohë që shoqëruesi I shpjegonte se po në këtë shesh ndodhet dhe hiri I trupit të patriotit të Rilindjes Elias (Ilo) Tromara që në pamundësi të vinte, (Rymat Brenda Vatrës ndikonin në qeverinë amerikane ashtu si ndikonte dhe vet qënia e atij në amerikë për qeverinë e Tiranës) la amanet, dhe hirin e trupit e sollën shokët e tij, patriotët e nderuar Ligor Gallani, Georg Gusho dhe Gaqo Konda (Gjoleka). Diplomati mbeti I kënaqur nga mikpritja, informacioni dhe ajo krenari që dardharët e lidhin me traditën.
Kohët e fundit Ylli Pollovina po boton një cikël artikujsh në gazeta Illyria ku trajton dhe Dardhën dhe figura të saj. Titulli joshes për vet faktin që sfidon, marëdhëniet e sotme, në fakt është njëra anë e medaljes, që lidhet me plagën e kurbetit, ana tjetër është se kurbeti ngriti mirëqënien dhe kulturën e saj tepër të përparuar për kushtet e vendit.
Ngjarjet e zhvillimet e ndërthurura me popujt e Ballkanit, luftrat, përshtatjet, huazimet po ti vesh në balancë u takojnë shqiptarëve në një game të rëndësishme, e në këtë konteks gjen dhe dardharët, që kanë mbështetur çdo ndryshim në kohë, në dobi të vendit e interesave të popullit. Janë nga mërgimtarët e parë të vendit që I shohim në shoqëritë patriotike të tyre si mbështetëse dhe të shoqërive patriotike kombëtare jashtë e brenda vendit.
Pas luftës së dytë u ndërpre kurbeti e politika e shtetit monist, krahas interesit pati dhe heshtje ndaj shume figurave që aq fort ndikuan në ngjarjet e vendit. Ishin këta që mes diversiteteve të besimeve fetare, brenda një Identiteti, të dinë të tolerojnë apo godasin të huajin dhe ata që I shërbenin atij.
Sot ka mbaruar koha e të menduarit të historiesë sipas oreksit të dikujt, tjerjeve e përvetimit të vlerave tona kombëtare, kur mjaft dokumenta e studime historike, arkeologjike etj po hedhin një dritë të forte për kulturën Pellazge, Iliro-Epirote, Arbërisë dhe Arbëreshëve të mbarë trojeve Shqiptare.
Nga këtu merr fillesë dhe pyetja sa ishin fetarë apo dhe pre e fesë Shqiptarët. Dikur feja e krishterë e më vonë myslimane lindi si një konglomerim idesh e vlerash njerëzore që shërbenjësit nën petkun fetar predikonin moralin, drejtësinë që varioj në kohë nga interesa të klasës drejtuese e që sot e gjejmë në shkallën e një force shpirtërore e politike ku mëshirohen dhe aritjet shkencore të çdo kohe. Ashtu si ne mesjetë kur Inkuizicioni ishte në antagonizëm me shkencën dhe ithtarët e saj, Patriarkana e Stambollit qëndronte ndaj Kombit Shqiptar, Gjuhës e Lirisë së saj me shembuj që s’flasin në dobi të “Parimeve” të saj që shumë kush rreket ti harojë.
Kush nuk “ rrëmon “ të njohë historinë me të vërtetat, do të bjerrë në “Udhët” që “ Stisin” të huajt.
Sot shumë botime shkencore mbi historinë, studjues vendës e të huaj, po sjellin në dritë Problemin e prejardhjes së Shqiptarëve dhe rolin e tyre ndaj fqinjëve, bujtësve të Ballkanit. ( Vëllimi 4, nga botimet e institutit të Folklorit kryesisht përmban folklorin e Dardhës, ndërkohë kujtojmë se studjues fqinjë rreken ta paraqisin artin e kulturën e Saj si të tyren !. . . . ? )Por ka dhe vlerësime objektive :
Po citoj kroatët Mate e Ollga Suiç, Shime Batoviç që mes të tjerave shkruajnë :- …” Pa kulturën e lashtë ilire dhe Arbërore as mund të përfytyrohet zanafilla e kulturës dhe jetës sonë kombëtare, por as dhe etnogjeneza e sllavëve të Ballkanit që huazuan veçori e karakteristika me të cilat sot krenohemi…” Historia e ngulimeve Sllave lidhet me “lejën” që u dha fiseve të tyre në fund shek. e 6 –të Perandori I Bizantit Herakle. Fise që me luftra, intriga, dëbime, asimilime sollën ato lëvizje të popullsisë shqiptare ( iliro-epirotë ) që teoricienë nacionalistë sllave I tjerrin si “ ardhës”. E këto ngjarje lidhen dhe me histori të vjetra e të reja të origjinës së shumë familjeve, peripecive që I kanë shoqëruar dhe gjatë pushtimit osman, Megjithëse u rudhëm në teritore, s’mundën të na fshijnë kujtesën. e mbijetesën shqiptare.
Fillim shekulli i 19-të solli një zgjerim të dukshëm të lëvizjes antiosmane. Synimi I pashallëqeve shqiptare apo I shteteve të Ballkanit për Pavarësim e Bashkim kombëtar kaloj në kushte të ndërthurura të përcaktimit të teritoreve. Greqia, Mali I Zi, Serbia duke përfaqësuar interesat e Oborreve mbretërore apo dhe borgjezisë së tyre nën synimin e zgjerimit të teritoreve e kthyen luftën e drejtë kundër Turqisë në luftë grabitqare e pushtuese. Me këtë politikë shoviniste ata prishën miqësinë tradicionale të popujve të mbrujtur me luftra e vuajtje të përbashkëta. Në rrethanat kur Turqia, Rusia Franca, Anglia etj thurnin politikat në kurriz të shqiptarëve, here duke I nxitur e here duke I braktisur kryengritjet e tij, elementë të opozitës feudale vendase here u afruan me Stambollin e here në bashkëpunim me fqinjët e luftuan. Në këtë periudhë filloj të vegjetojë dhe politika e megalidesë, kur qeveria Greke më 1854 organizoj çetat me oficerë nga krahinat shqiptare të Sulit, arbëreshë të greqisë etj, mbështetur dhe nga propoganda e Patriarkanës.
Në këtë politikë u mbështet dhe Perandoria Osmane, ku nën petkun fetar mbante nën influenceë “ turkomanët “ e vendit që përbëheshin nga elementë fanatikë të klerit apo feudalë që interesat I kishin të lidhura me titujt e pronat, përgjegjësitë administrative, apo dhe shtresa të popullsisë që u shërbenin paragjykimeve të tyre.
Reformat e Tanzimatit ja lane drejtësinë “Kadilerëve” që mbështeteshin në të drejtën fetare (sheriat) që ngushtonte të drejtën zakonore të vendit.
Ende në rrugën Dardhë – Boboshticë banorët emërtojnë një vend “ Sofra e Kadiut “ që lidhet me gjyqe të fshatit. Grabitjet, ryshfetet, dhuna e padrejtësitë hapur ishin të zakonshmet e ditës. Fshati rëndohej nga taksat, shumë largoheshin në qytete apo në Rumani, Greqi, Serbi, Egjipt etj.
“. . të gjithë ata që rrëmojnë, ndërtojnë, sharojnë, djegin qymyr në Turqinë europiane dhe në Greqi janë shqiptarë…” shkruante konsulli Austriak J. G. Han.
Kjo situate ishte pazgjidhmërisht e lidhur e me Dardhën, ku rrugët e kurbetit bartnin rreziqet e kohës shtuar dhe punën angari ndaj bejlerëve të Revanit Ozhenit e zonave përgjatë rrugës, sulmet e hajdutëve e bandave të tyre e brenda në fshat. Shpesh mbi popullin e fshatit ushtrohej dhunë ushtarake si përgjigje ndaj kundërshtive e mospajtimit megjithëse në kuadër të zonave me status të vaçantë si Suli, Himara, Mirdita etj, edhe Dardhës I ishin njohur që para Ali Pashë Tepelenës atribute të vecanta nga Sulltani. Të vjetrit sillnin ndër mend se pranë shtëpive të familjeve Melka ishte dhe një qëndër e taboreve turq. Në fshat ende kujtohet rrethimi I fshatit dhe arrestimi I gjashtë burrave me emrin Ligor, kur Ligor Llaci I kërkuari, me fëmijët dhe fshatarë të tjerë ishin larguar drejt pyllit të Llofkës. Ndërsa në fshat torturohej e shoqja Qirjakulla, birësuar në familjen Duci, mes pyllit të ikurit, mes të qarave të vajzës së vogël për të pirë gji, kishin pas koshadhet që I ndiqnin. Do të jenë bashkëfshatarët që do ti rrëmbejnë nga dora vajzën, Ligorit që po nxirte thikën për ta sakrifikuar që të shpëtonin nga ndjeksit që vinin pas klithmave të saj, asaj vajze që më vonë do të hyjë nuse, në familjen e dëgjuar patriote korçare Pepo.
Po kështu kujtohen vrasjet e vëllezërve Ligor e Kostaq Vishnja (familje të erdhura nga Vithkuqi pas diegies së saj nga turqit) prej bandave të bejlerëve të Kolonjës që vinin të grabisin fshatin. Pas diegies së Nikolicës më 1630, këta bejlerë do marin prej Sulltanit në zotërim dhe kullotat e Gramozit. Janë vite pasigurie në Thesali e Shqipëri kur sulmohen e grabiten Kosturi ( 1764) Seatishta(1784) Voskopoja(1769) Vithkuqi(1781) Urupishti, 8 orë nga Kosturi ( më këmbë)ku dardharët bënin pazar, etj. Periudha plot trazira kur Turqia angazhoj dhe martallozët (ruajtës të rrugëve) që shpesh ishin nga kontigjente hajdutësh, që lidhet dhe me shprehjen dardhare : “ u vari ujqve mëlçitë n’dë qafë “.
Nga fund shekulli I 19-të na vjen dhe historia e mbiemërimit të familjes Gjoleka, që në fakt është familia Konda. Njëra nga këto familje e fisit Konda përbëhej nga dhjetë vëllezër. Njëri prej tyre Vangjo Konda ( babai I patriotit të spikatur në shoqërinë patriotike të Bukureshtit Gaqo Konda (GJoleka)që si dhe shumë dardharë të tjerë pas viteve 1900 do të shkojë në Amerikë për tu reshtuar në vijën e parë të Patriotizmit për të botuar “Kombin”, për të ngritur bashkimet e shoqatave krahinore në Pan VATREN mbarë shqiptare) kur kthehej nga kurbeti me plaçka, letrat dhe paret e shokëve për tua sjellë familjeve në fshat, I presin rrugën hajdutët që I thëresin, të lerë parêt dhe mushkat, në do të shpëtojë kokën e tij. Në këtë rast trimëria triumfoj nën amanetet që kishte, qëllon e vret me armë hajdutin që kish dale në rrugë jashtë pusisë ku qëndronin të tjerët, duke thirur : Ti Gjolekë mbush dyfeknë, Ti Gjikë mos ki frikë, Ti Thanas mbush e zbraz, e duke qëlluar sa në një anë në tjetrën duke krijuar idenë se pas karvanit të mushkave kish e shokë të tjerë, I detyroj hajdutët të tremben dhe të ikin. Kjo ngjarje hyri në rrëfenjat e fshatit që filluan ta dallojnë nga fisi I tij me shtesën GJoleka.
Ajo që mer rrëndësi në këtë ngjarje është citimi I thirjeve të famëshme të gjuetarëve të Kostandin Kristoforidhit tek “ Gjahu I Malësorëve” që dardharët e njihnin nga shoqëritë patriotike me të cilat ishin të lidhura ashtu siç mësohej dhe shkruhej gjuha shqipe në fshat nëpërmjet literatureës nga shoqëritë e Stambollit, Rumanisë, Greqisë, të dokumentuara që prej viteve 1860.
Shqiptarët kanë “zgurjasur” nga vendi e gjenden kudo nëpër botë, duke kontribuar dhe në identitetin e fqinjëve. Sot ka ikur koha e të menduarit mes nacionalizmave, e përdorimit të ndasisë fetare si e keqja njerëzore mbi bashkëjetesën dhe miqësinë mes popujve.
Nga të mirat e monizmit që kaluam është se aktualisht sot s”ka familje që në gjirin e saj të mos ketë Nuse apo Dhëndurë të feve që praktikohen në vendin tone. Në se dikush mendon të verë fenë para Kombësisë I shërben atyre që duan të na futin Ujin nën Rrogoz, të shkatërojnë miqësinë që aspirojnë popujt, që as miqësi të sinqertë të mos ketë e rrjedhimisht as ecje dhe zhvillime reciproke, aq të domosdoshme për të gjithë.
Le të sjellim fjalët brilante të z. Mërgim Xh. Korca që në botimet e tij na vjen si një nga intelektualët më të spikatur nga diaspora e Detroitit për problematikat e shkuara apo të sotme të vendit kur porosit : “. . Sa ka jetë, ka shpresë, ka dhe kohë… “ që fqinjët të qetësojnë oreksin që dikur ua ushqeu Europa e që sot Europa e ka shqetësimin e rradhës.
Shqiptarët gjithmonë I kanë besuar të drejtës dhe çështjeve të përbashkëta me fqinjët, për ti zgjidhur në favor të përbashkët. A s’ish e tillë politika e Ali Pashë Tepelenës. Në atë kohë ishte kryekajmekan I Devollit e Kolonjës dardhari autoritar e me horizont Tërpo Pano në shërbim të tij që vinte me origjinë nga Epiri I Jugut e që mes qëndrimeve e veprimeve ndaj Suliotëve do jetë dorëzënë I besës dhe strehimit të shumë familieve Suliote të shpërngulura rishmas në Dardhë. A s, janë niprat e tij që lidhën krushqi me familiet Xhavella, Bocari etj që na faktohen nga burime gojore dokumentare, e folklorike. A s’janë familje dardharësh që punonin e jetonin në Greqi që kontribuan në ngjarjet e saj dhe për vendin amë.
A s ‘ish korrieri I shpejtë Ligor Dodani ( I familjes Tërpaci )) që lidhte Tërpo Panon me Ali Pashën, që u bë tmerri I bejlerëve të fshatrave të Kosturit, që shfrytëzonin punën angari të kurbetllinjve dardharë, e në sajë të mashtrimit të klerit të Kosturit do të bjerrë në kurth e egzekutohet pas rënies së Ali Pashës. E quajtën të lidhur me djallin, e bënë dhe me bisht, e mallëkuan për të krijuar përshtypjen se kundër Dovletit e Klerit vetëm të tillë njerëz ngrenë krye. Ishte fshati që e kish mbrojtës dhe e mbronte, I cili egzekutoj dhe klerikët e fshatit që kishin gisht në vrasjen e tij.
Episodi I Qafës së Pisoderrit na sjell dhe karakteret e kohës. Kur në Han shkuan qiraxhinjtë dardharë, hanxhiu “porositi “çirakun tu nxjerrë dru për tu ngrohur gjatë natës. (Kërcujt I njomte në ujë ku tymi mbyste zjarrin pa le të ngrohte. ) Zanatçinjtë nxorën sopatat, I çane dhe I dogjën gjithë natën. Të nesërmen hanxhiu gjeti hirin e stivës së druve. Po kështu dhe me çifutin e Kosturit që shiste vaj dhe shishja e proves si mbarohej, se e lëpinte nga jashtë duke I thënë : më mirë është ta mbani shishen varur në qafë….
Me punë të ndershme, inteligjencë e zotësi shumë dardharë u “zunë” por su pasuruan, se fitimet I investuan për arësimim, luftën antiosmane për mbijetesë. . Të tillë përmenden familiet :-Themelinjtë, Boçi(Bocarë), Sidheri, Shafko, Dunka, Panolli, Zdruli, Zengo, Marku, Vishnja, Ktona, Tollko, Llaci, Mangelli etj që do ti lenë rrugë plejadës së më vonëshme të Pavarësimit të Vendit si Misto Mulliri(Millona), Josif Pani, Sotir Peci, Elias(Ilo) Tromara, Kostë Isak, Kristo Gajo, Andrea Ktona, Gaqo Konda(GJoleka), Dhimitër Skënde(Noke) etj që kontribuan fuqishëm në shoqëritë patriotike të Bukureshtit, Ajnoros, Aleksandrisë, Bostonit etj
Dardharët ishin Kështjellarë të emigracionit, ambassadorë të miqësisë mes popujve, të emancipimit bashkëkohor që mbartnin kulturën e lashtë e të re të kombit, Ata që përcollën Legjendat e Mbijetesës në mbrojtje të Lirisë e Kulturës Kombëtare me veçorinë me fisnike: Thjeshtësinë e Heshtjen, se për ta nuk kish rëndësi në duhej të shënonin emrin të parit, por të hidhnin hapin njëlloj me të Urtët, Trimat dhe Heronjtë që I dhanë nder Kombit.
Lëvizja për Vetqeverim e Pavarësi kish veçorinë se shqiptarët e përshtatën fenë në interes të mbijetesës, ruajtjes së etnisë e gjuhës, zakoneve e traditave, konstitucionit shpirtëror ku vetëdija Kombëtare mbeti thellë në zemër parësore.
Kur në shkollën e Fullcit (Tiranë) një antropolog e përcaktoj Fani Stefanin si Verior pavarësisht se ai vinte nga Jugu (Dardha), nuk kish gabuar. Familia Stefani ish e ardhur nga Kruja. Për ti shpëtuar raprezaljeve të osmanëve pas vdekjes së Skënderbeut në shek e 17-të ata ndoqën fshehur rrugën mes qëndrave fetare në Gjinar të Elbasanit (Kriptokristianë) në manastirin e sh. Marenës në Mokër të Pogradecit, në Voskopojë, Boboshticë duke u vendosur në thellësi të Moravës, Dardhë. Dardha nuk ishte dëshmitare apo ndihmëtare, ish pjesëmarëse aktive që me rolin e vet la gjurmë e shembuj që u mishëruan në Idealet e Rilindjes, të ngritura në një shkallë më të lartë për kohën, të avancuara në gjithë diapazonin e problemeve madhore të Kombit, Gjuhës e Lirisë.
Eshtë pikërisht hapja e shkollës më 1768 që I hapi horizont gjithë asaj plejade, si një domosdoshmëri e kohës. Pavarësisht synimeve të karakterit asimilues të kishës që e identifiokonte vehten si shpëtimtare të popullit nga zgjedha feudale e padituria, duke propoganduar helenizmin. Vet populli I imponoj shkollës tipare të veçanta lokale e progresiste që lojtën rol pozitiv në edukimin dhe formimin e brezave.
Me shtypjen e kryengritjeve antiosmane në vitet 1760-1770 që sollën momente krize shoqërore, politike e shpirtërore, kur të krishterët u ndrydhën në një pritje plot ankth, doli në skenë misionari sh. Kozma. Misioni I pare I tij në Epir 1768-1774 lidhet me kryengritjet e Himarës, Labërisë, Sulit, Delvinës deri në Peloponez, ku predikoj Urtësi, se Turqit na lenë fenë e krishterë, vetqeverisjen,
Tregëtinë e shkollat. Misioni I dytë 1775-1779 duhet të lidhet dhe me gojëdhënën se ai, ka predikuar dhe në Dardhë në vendin e quajtur” Të Korbos” pranë kroit të Joros, ku deri në mes shek e 19-të ishte trungu I moçëm I një dardhe nga mendohet dhe emërtimi I fshatit, por që për ne, forcon versionin, se rreth kësaj peme të moçme zhvilloheshin tubimet e popullit apo marëdhëniet
ekonomike e politike të kohës, kuvendet e pleqësisë për të pranuar në gjirin e fshatit familjet e reja pas qëndrimit njohës një vjeçar të tyre në Gradishtë.
Do të jenë breza të arësimuar me tituj të lartë për kohën, të shkollave më në zë në Selanik, Athinë, Janinë etj që do të reformojnë shkollën. Shumë do të kthehen në vendlindje me ideal patriotik në ndihmë të bashkëfshatarëve si : Jani e Athanas Glozheni (profesorë në Zosimea) Kristaq Kostë Themeli(Melovano) filolog dhe interpret I governatorit të Egjyptit në Aleksandri, professorët e Selanikut, Jani Andrea Zengo, Vangjel Theodhor Cika, Sotir Naçi (diplomuar në Athinë), Vasil Naum Zengo, Spiro Konda ( Filolog e Pellazgolog)
Pandi Pema, Pandi Panolli, Jani Tinka etj.
Më 1890 çelet shkolla e vajzave. Në dokumenta të kohës theksohet se shkollat e Dardhës ishin disa here më të avancuara se shkollat e qytetit. (Korçës)
Më 1904-1905 shumë patriotë u kthyen nga Rumania e SH. B. A. e I dhanë impuls hapjes së shkollës Shqipe, që privatisht kish shumë vjet që praktikohej.
Kur një grup me djem dardharë mbëriti në portin e Bostonit I shoqëruar nga patrioti Misto Millona, doganierët dyshuan se mos ishte sipërmarës dhe shfrytëzues i punës së tyre ( ndodhi, që naj sjell nga Detroiti sot, Sotir Laço I biri I një prej atyre djemve, Vangjo Laços. ) Doganierët I pyetën veças dhe përgjigja ish e njëjtë: -Ky është shoqëruesi dhe garantuesi që familjet tona na besuan për të erdhur këtu. Befasuese për doganierët ishte se ata djem veç gjuhës amë dinin Turqisht, Greqisht e Sllavisht. Një doganier me origjinë greke kërkoj të shkruajnë diçka në greqisht, duke u bindur se kishin të bënin me djem të shkolluar, me Ata, që do ti shtohen avanguardës së shoqërive patriotike, që do hedhin themelet e shoqërive “Besa-Besë”, ”Flamuri I Krujës” etj
Që do rendisin emrat në faqet e lavdishme të shoqërisë Pan Shqiptare “VATRA”, që do nisen në Atdhe, të kontribuojnë në çetat e Themistokli Gërmenjit, Mihal Gramenos, për Pavarësimin, në luftë për konsolidimin e Shtetit Shqiptar pas Pavarësimit, ata që do të edukojnë brezin e viteve 1930, të luftës N. -C, të ndërtimit dhe të Demokracisë.
Sa e sa raste trashëgimie të patriotizmit të njëjta si e families së Josif Panit dhe djalit të tij Vasil Pani I japin kuptim shprehjes : -Dardha n’dënë dardhë do pikonjë.
Ja si shkruan Thimi Mitko :-…. Themeliu( Thanasi) I mërguar në Misir e Greqi, i zënë mirë ekonomikisht, ishte një atdhetar I flaktë, I gatshëm për sakrifica e luftë të armatosur…
Në letrën drejtuar J. De Radës më 14 qershor 1880 Mitkoja I njofton kështu vdekjen e Themeliut (që autori korçar I disa librave me tema historike Nedai Thëllimi e quan gabimisht nga Boboshtica):- … Humba një mik të mirë, një patriot të pasur shumë, I cili kish deri 2000 burra me taras( paratë e tija) e me armët gati për të ngritur flamurin e Shqipërisë në Korçë. Ardhi moti I shkretë dhe e rëmbeu në Athinë… “
Edhe vëllaj I tij Kristaq Themeliu zhvilloj aktivitet patriotik në Egjypt, në bashkëpunim me Th. Mitkon e Pashko Vasën, po dhe sa dardharë që ishin mbështetsit e tyre në mendim e veprim. Ish vëllai tjetër Jovani që ndërsa Pashko Vasa hidhte parullën “ Besa e Shqiptarit është Shqipëtaria “, ai do të bënte Thirjen :-“. . S, ka dashuri tjetër mbi Atdhenë…”, Jovani është dhe blerësi I këmbanave metalike në Patra të Greqisë, derdhur në Rusi që zëvendësuan këmbanat e Drurit në Kishën e Sh. Gjergjit të fshatit. ( pasi Turqia s’lejonte metaliket, si mjete kushtrimi, apo shenja komunikimi të të krishterëve )
Janë këta vëllezër, dajallarët e patriotit Sotir Peci që I lane trashëgim pronat e tyre që mbreti Othon u fali kur ata humbën të tyret në Kryengritjen e Olimpit në 1845. Eshtë po mbreti Othon që befasohet kur dëgjon të flitet shqip mes luftëtarëve të Greqisë, që do ti respektojë Ata duke dhe bërë vizita në shtëpinë e Themelinjve dhe të Sotir Pazes, që ishin veprimtarë aktive dhe në Lidhjen e Prizerenit. Ishte Nikolla Vishnja që dispononte sharat në Konj të Anadollit që bashkëpunoj me Ismail Qemalin… e sa të tjerë që duhen hulumtuar nër dokumentat e kohës. Ishin dardharët Kozma e Grigor Zdruli, Kostë Dardhari ( Shumë dardharë nuk përdornin mbiemrin, por fshatin si familiet Gjino, Velo, Zdruli etj) që marin pjesë në Komitetin e fshehtë nën drejtimin e Shahin Kolonjës para 1901 në Malin e Shenjtë( Ajon Oros).
Edhe sot mes pyllit të Suhareve kemi emërtimet Limeret e Lebërve ( ku qëndronin ushtarët Labë të Ali Tepelenës, pak më poshtë janë Limeret e Vardës (ku qëndronin andartët grekë me kapitenin Varda në përpjekje për megalidenë)
Pa bërë radhitje sipas peshës së veprës së tyre përmendim Leonidha Cikën që hapi shkollën shqipe, Sotir K. Noken që ngriti të parën shtypshkronjë në Amerikë ku u shtyp “Dielli”, që botoi më vonë “Kandilin e Kuq”, Ilia Th. Balli në Rumani e Sh. B. A. , Misto J. Millona, mbështetës I Nolit dhe Anëtar I Komisionit të Kishës Autoqefale që më 1914 luftoi me armë kundër shovinistëve grekë, Sotir Nikolla Ktona më 1902 shkoi nga Turqia në Sh. B. A. ku u zgjodh kryetar I shoqërisë patriotike dardhare, Thoma Nikolla Ktona më 1909 ish kryetar I shoqërisë “ Përparimi”, Jani Isak, Kostë Gjerazi, Dhamo Ceku, Trasivule S. Naçi që më vonë shkoj në Rumani, Todi Balli, Thoma Nashi (Nasse), Kostë Raci etj.
Në arkivin e veteranëve të rrethit Korçë rezultojnë 14 të dekoruar nga Kuvendi Popullor e rreth 80 të propozuar si patriotë. Në monizëm dekorimi I tyre mbeti sirtarëve se një pjesë ishin emigrantë që bartnin hijen e ideollogji kapitaliste, pavarësisht se djemtë e tyre do ishin pjesëmarës në luftën antifashiste, që kontribuonin në çdo sektor të jetës, të brezave të sotëm, për të cilët nuk është tematika e këtij shkrimi, që të shkruhet.
Po sa domethënëse janë shkrimet e patriotëve mes të cilave veçojmë: – Sotir Peci, I përgjigjet kërcënimit të gazetes greke “Pyrros” të Athinës që I rekomandonte Komitetit të Maqedonisë për ta vrarë :…” Neve një lutje I bëjmë të dashurit Pyrros, nja dy ditë më parë se të na vrasin të na apin zë që të bëjmë dhiatat tona dhe të kungohemi, se s’kemi ndër mend të vemi në skëterë. Jemi njerëz të rehatit e na pëlqen parajsa. . !
Gazeta “Dielli “ Maj 1910 shkruan :-
…Miting në Boston me qëllim të dënojë masakrat e Turqve, Përshëndeti Isa Buletinin, -C’faqi besimin që e vetmja zgjidhje e çështjes Shqiptare është autonomia me krye komandant Isa Buletinin.
-Zoti Nikolla Dishnica tha ca fjalë për nevojën e një ndihme për telegramin që do dërgohej. Zoti Gjoleka e përkrahu dhe dollarët nisën të bjenë si breshër. Zoti Gjoleka rrëmbeu flamurin e Shqipërisë dhe duke e hapur si çarçaf I hodhi dollarët duke thirur: – O Burrani, se këto janë fyshekë për Kryengritjen. U mblodhën 108 dollarë në tre minuta.
Janë meritat e familjeve dhe shkollës që ushqyen traditat dhe intelektin e dardharëve që dinin të respektonin e bashkëpunonin, pavarësisht bindjeve fetare e Krahinave apo niveleve që bartnin. Ata dinin të respektonin, të vlerësonin e tu jepnin lidershipin të shkolluarve, por dhe të ishin të prerë ndaj nënvlerësimit apo përçmimit të ndokujt ndaj kontributit të tyre.
Në se F. Noli nëpërmjet Ungjillit predikoj Kombësinë, begatoj intelektin e lexuesit shqiptar me krijimet e përkthimet e tij, pavarësisht zigzakeve në politikë u qëndroj më pranë aspiratave të mërgimtarëve dhe problemeve të vendit. ; F. Konica, I kulturuar pro problemeve të Kombit, mes kulturës së lindjes e perëndimit, mes ideve iluministe e përparimtare reflektoj mendimin në publicistikë, që me oshilacionet ndaj politikës(Pro Zogut) dyzoj besimin e mbështetësve, e me nënvlerësim e përbuzje ndaj patriotëve mërgimtarë. Konica nuk shihte si hiqnin spicat nga duart e regjura në punë, si vishnin një pallto a pale këpucë sipas turneve, si kursenin nër konakë dollarët, që shpesh nuk niseshin drejt nevojave familiare por në ndihmat e nevojave që kërkonte interesi I Vendit. Këto qëndrime të Konicës do të sjellin dhe ato kontradikta mes Kostë Isakut dhe më pas me Ellia Tromarën. Nëse Konica vinte nga një familje me pasuri në sajë të Sulltanëve, Tromara vinte nga familje fisnike e jugut, që mbiemrin, ja ngjiti kujtesa e popullit ndaj luftës kundër Osmanëve. ( Tromara = Tromaks = Tremb armikun). Të dy I bashkoj Liria e Atdheut dhe I ndau interesi I grupeve shoqërore. Pas luftës Vatra do pësojë fraksione, bindjesh që solli dhe mënjanimin e shumë patriotëve të saj. .
Dardharët të presin e pranojnë në shoqërinë e tyre, me zemër e nder, sipas “kostumit” por dhe të përcjellin sipas mëndjes. Ata s’përdorin kurrë fjalë përçmuese. Me respektin ndaj të tjerëve rrisnin respektin e vetvehtes, me thjeshtësi e punë të ndershme u bënë emra të dëgjuar në shkencë, mjekësi, inxhineri, arësim e kulturë. Ata dinë të të rrahin me pambukun e humorit.
Kur një ekip shkon në Dardhë në kuadër të shtrirjes së kooperativave në zonat malore, ata mernin dhe kuadro nga vendi që gëzonin respekt. Mbasi shtruan vijën e Partisë dhe të mirat që do arrinin prej saj, Th. Raci, një grua e zgjuar u thotë : Y ‘ve u potresitët ‘re ! për të mirën tonë, na çetistë shumë ( kënaqët), por a do kemi mide, (oreks) të hamë gjithë atë bulmet, vezë, mish që do na shtojë kolektivizimi…?. Ndërsa Vangjoja ish kryetari I Lokalitetit, që I shoqëronte e kuptoj nënteksin dhe u qetësua kur dëgjoj ekipin që doli I kënaqur nga takimi. Njëkohësisht sjell dhe ngjarjen që kujton I biri I Gregor ( Gaqo) Kondës (Gjolekës), Vangjo që ish ekonomist në Tiranë. Kur dy ministra shkojnë në Dadhë e në tavolinë ndodhej dhe Gjoleka, fillojnë të tregojnë për jetën e keqe që bëhej në Amerikë. Ai e thëret me mimikë të birin mënjëanë dhe I thotë : Këta a kanë qënë ndonjëherë në Amerikë ?, I biri I përgjigjet : Ata po të “mësojnë” si duhet të flasish këtu. …!
Për humorin do të kujtoj me konsiderate dhe Niko Cikën, punonjës në fakultetin e Shkencave në Tiranë, që ndiqte situatën e brendëshme e të jashtme
Që me humorin e tij zbuste pedagogët dhe studentëve u vinte “ çerja “ para provimit.
Nuk do të le pa përmendur dhe dardharen, inxh. e talentuar në Toronto të Kanadasë, organizatoren e rrjetit të Face Book për brezin e ri dardhar, Adriana N. Stefani ku spikatin vlerat e paraardhësve, mes …. mesazheve gjen atdhedashurinë….
Po sjell vargjet e Lida Xhamos drejtuar poetit Dritero Agolli :

Nga vargu yt më shpejt vinte pranvera
Lugina mbushej bar e gjelbërim,
Unë rritesha me zogj e lule shqera
Si çupkë pe Devolli plot gëzim

Kur isoja këndonte mall e derte
E cicërimat heshtnin përmbi lumë
Kur fustanella e bardhë bëhej flutur
Në xhufkë të opingës isha unë.

………………………………………………. .
Të sjell urim korrien me gjith zogj
Qiellin e kaltër dhe hënën përmbi gur
Malin me bore, burimin që s’shteron
Shpirtin e Dardhës, që ron e s’mplaket kurr
……………………………………………….

Për këtë fshat janë aktuale fjalët e Sami Repishtit : Një vend ka vlera morale, kur kultivon nderin, besën, Burrërinë, mikpritjen, solidaritetin, larg urrejtjes dhe hakmarjes, pro diversitetit të mendimit, ku liria e individit mbetet parësore….
Këtij fshati që u rrit e u shtua nga legjendat e Sulit e Janinës, Kosturit e Zagorisë, Kolonjës e Devollit, Krujës e Pukës, Korçës e mbarë Kombit, merriton në këtë 100 Vjetor, VEMENDJEN e Komisionit të Vlerësimit të Patriotëve të Pavarësisë, e ndaj kontribuesve dardharë.
Nëse këtu ndjejmë që pak pasardhës të Vatranëve angazhohen me brezin e sotëm të Vatrës kjo s’duhet të ndodhë në vendin amë.
Në këtë shkrim I bëj homazh dhe shkrimtarit Sotir Andoni që me librin e tij “ Tregime nga Morava “ hapi dritaren e horizontit atdhedashës të fëmijërisë sime, që dinte të mblidhte mjaft kujtime e nga të moshuarit dardharë.
U shpreh mirënjohje z. Niko Balli e Bardhyl Ceku, Niko Korçari, Koli Skënde e Urim Seferi në Shqipëri, z. Adriana Stefani në Kanada, z. Sotir V. Pani, Ligor K. Konda, Dhimitër J. Skënde në Boston e Worcester, z Dhosi Ceku e Alfred K. Tollko në Cikago, z Sotir V. Laco e Llui Jamo ( Xhamo) në Detroit, bashkëpunëtorëve të mij Gjergj Konda e Jani Qano në Washington D. C. , për atë angazhim në Shoqërinë “Shpresa” të Dardhës, si gjenerues të aktiviteteve të saj, për të mos u shkëputur nga Vatra e të parëve, e Njerzve dhe Pronave që na lidhin TRASHEGIMISHT dhe pa Fundësisht me të.
…. “ –në të gjitha kohët – shkruan shkrimtari I njohur Kiço Blushi – dardharët kanë ikur, ikur e ikur. . ky fshat me çati të hirnosura nga koha ku ende qëndron magjia, që dhe se ka pësuar ndër mote erozion të bijve e të bijave të saj, nuk humbet, nuk harrohet, nuk djerrohet, nuk rënohet dhe genet e saj ndjellin e thëresin jo vetëm bijtë e vet të haperndarë si zogjtë nëpër botë, por dhe të huajt që vijnë e investojnë e mbjellin aty jo vetëm dashurinë por edhe besimin…. e të ardhmes…. . ”
Atë besim e dashuri që na lidh, e gjej dhe tek korespodenca me dardharë, mes tyre dhe shkrimtaren Rozi Theohari (Ceku) që më shkruan:
…’Të falenderoj për letrën…jo, nuk ishte aspak e gjatë; ç’do fjalë është një trokitje në kujtesë, që na bën të kthejmë kokën prapa dhe të nderojmë kujtimin e Gjysheve të moçme dhe Gjyshërve tanë të kulturuar dhe fisnikë…”.
Të kthesh kokën prapa për të njohur të shkuarën dhe të tashmen është një hap i sigurtë, më shumë për të ardhmen e Kombit, për atë tharm që i lemë brumit të mendjes dhe zemrës së Saj, për të cilën pa dyshim ka patur, ka dhe do të ketë dhe prania e Dardhës me Njerzit e Saj.

8 Qershor 2012

 

Literatura:

Seria e botimeve “Dardha e njerzit e saj” autor Vangjo Ilo
– Artikuj të shtypit : Kombi, Dielli, Illyria, Gazeta Shqiptare, etj.
-Dilemat e Arbërit ‘-Pëllumb Xhufi
-Shekujt osmanë në hapësirat Shqiptare “ –Ferit Duka
-Arvanitasit dhe Shqiptatët në luftën çlirimtare të popullit Grek”- Dhimitër Grillo
-Pellazgët origjina jonë e mohuar “- Dhimitër Pilika
-Ata lavdi Korçës I dhanë “- Nedai Thëllimi
-Dokumenta e fotografi të familieve B. Panolli, Dhosi Ceku, Sotir Laço e Vangjo Konda.

Comment

*