Auditi i KLSH-së: 22.6 milion euro dëm në buxhetin e shtetit nga 38 institucione

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 22.6 milionë euro nga shkeljet financiare të 38 institucioneve.

Nga auditimi i KLSH janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera me dëm ekonomik në shumën prej 155 997 lekë ose 1.3 milionë euro.

Shkeljet e konstatuara i përkasin fushës së tatim-taksave në vlerën 14 mijë lekë, shpenzimeve për paga, shpërblime dhe sigurime 13 133 lekë.

Dëmi ekonomik në prokurimet për mallra dhe shërbime, i cili është 74 356 lekë është konstatuar në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit dhe të zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Një pjesë e tjetër e dëmit lidhet me shkelje të disiplinës financiare të autoriteteve, nga të cilat 8.4 milionë euro përllogariten dëme në fushën e të ardhurave dhe pjesa më e madhe në atë të shpenzimeve me 12.8 milionë euro.

Administrimi i të ardhurave, menaxhimi jo i kujdesshëm i përdorimit të fondeve publike, ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit dhe shkeljet në zbatimin e legjislacionit fiskal konsiderohen me problematike.

Nga auditimet e 38 subjekteve janë depozituar në Prokurori 2 kallëzime penale me 7 persona të paditur.

Nga auditimet e bëra, KLSH u ka kërkuar organeve respektive marrjen e 189 masave disiplinore dhe administrative.