Av.Hazizaj: Meta e njeh mirë Kushtetutën, s’do ketë ngërç në dekretimin e Ramës

Presidenti i vendit Ilir Meta ende nuk e ka dekretuar Ramën si kryeministër të ardhshëm të kësaj qeverie.

Juristi Sokol Hazizaj  në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se Presidenti e njeh mirë Kushtetutën dhe sipas zotit Hazizaj nuk do të ketë ngërç në dekretimin e zotit Rama kryeministër.

Hazizaj: “Me fillimin e Kuvendit, me mbledhjen e parë të Kuvendit me atë çka për herë të parë referon deputeti më i vjetër, me faktin e ngritjes së komisionit të rregullores  të mandateve që bën përfundimisht konstituimin dhe njohjen e mandateve të deputetëve, me procesin e betimit brenda dy ditësh, nuk ka ndonjë gjë të karakterit në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Mazhoranca i dërgon Presidentit kandidaturën për kryeministër dhe unë nuk mendoj që ka ndonjë ngërç të karakterit kushtetues dhe ligjor. Edhe Kushtetuta, edhe rregullorja është e qartë dhe nuk mendoj se Presidenti i Republikës në rastin konkret të ketë ndonjë rezervë përpos faktit që Presidenti i Republikës në kushtet në të cilat ndodhet do konfrontohet me një kryeministër i cili ka në minimumin e tij 74 mandate në Kuvend. Një rezultat i certifikuar e bën të bindshëm rezultatin e zgjedhjes dhe njohjen dhe dekretimin nga Presidenti të kryeministrit të vendit.” 

Ditën e nesërme fillon sesioni i ri parlamentar dhe seanca pritet të hapet nga deputeti më i vjetër në Kuvend.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku

 /OraNews/

Comment

*