Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së i kushtuan Kosovës 1 milionë 115 mijë euro, deri sot

Prishtinë, 3 maj 2021 – Mbrojtja juridike e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurit të Specializuar me seli në Hagë, deri më sot, i ka kushtuar Kosovës 1 milionë 115 mijë euro.

Televizioni Klan Kosova raporton se shteti i Kosovës i ka paguar tashmë 464 mijë euro dhe pritet të pagujë së shpeëjti edhe 1 milion e 114 mijë e 257 euro, tashmë të aprovuara.

Sipas dokumentit të Ministrisë së Drejtësisë, të siguruar nga Klan Kosova, shumën më të madhe të honorarit e ka kërkuar avokati Jonathan Rees, i cili e mbron Hysni Gucatin. Britaniku ka kërkuar më se 315 mijë e 150 euro. Atij i janë paguar 183 mijë e 150 euro për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor dhe pritet t’i trabferojen në xhirollogari edhe 132 mijë eurot tjera.

Avokatit të Rexhep Selimit, David Young, i janë paguar 23 mijë e 700 euro, nga gjithsej 287 mijë e 700 euro që pritet t’I paguhen për punën e deritashme.

Avokatit Julius von Bone, i cili është mbrojtës i Salih Mustafës, i janë ndarë 271 mijë e 932 euro. Nga kjoshumë, atij i janë paguar 90 mijë e 500 euro, kurse pjesa tjetër i është aprovuar.

Mbrojtësi i Hashim Thaçit, amerikani Pierre Richard Prosper, ka kërkuar 251 mijë e 838 euro për muajt dhjetor, janar dhe shkurt, Kjo shumë i është aprovuar nga shteti i Kosovës, por nuk i është paguar ende.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Rohni Alagendra, ka kërkuar më pak. Ajo ka kërkuar 242 mijë e 250 euro, ndërsa i janë paguar vetëm 67 mijë e 250 euro, për punën e kryer në muajin nëntor.

Nasim Haradinaj i ka angazhuar dy avokatë, për të cilët janë ndarë 188 mijë e 390 euro. Për avokatin Bat Martens, që e përfaqësoi Haradinajn gjatë tetorit e nëntorit, janë ndarë 33 mijë e 648 euro, ndërsa për avokatin Toby Cadman janë ndarë 144 mijë e 742 euro. Sipas dokumentit zyrtar, asnjërit prej tyre nuk u është bërë pagesë deri më  sot.

Më pakë se të gjithë avokatët ka kërkuar të paguhet avokati i Kadri Veseli, britaniku Ben Emmerson. Ai ka kërkuar vetëm 31 mijë e 596 euro dhe vetëm për muajin shkurt, të cilat nuk i janë miratuar ende.

Në shpenzimet për avokatët e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara nuk është përfshirë pagesa e avokatit të Pjetër Shalës, i cili u paraqit për herë të parë në muajin prill.

Deri më sot nga buxheti i Kosovës janë ndarë 26 milionë euro për mbrojtjen juridike të ish-pjesëtarëte të UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe përkrimekundër njerëzimit, tëkryera në periudhën  1998-1999. Në korrik të vitit të kaluar janë ndarë 20 milionë euro, kurse më herët ishin ndarë edhe 6 milionë euro.

Deri më tani, të dhënat mbi pagesën e mbrojtjes juridike për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë konsideroheshin si informacione konfidenciale. Qeveria e re e Kosovës, më saktë Ministria e Drejtësisë, ka vendosur që këto informacione t’i bëjë publike.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës parashihet sigurimi i mbrojtjes juridike për të gjithë të akuzuarit për vepra që janë në juridiksionin e kësaj gjykate nga shteti i Kosovës. Po kështu, parashihet mbulimi i shpenzimeve të vizitave të familjarëve të të akuzuarve, në fazën e paraburgimit, gjykimit dhe dënimit eventual.

(r.m.)

Comment

*