Axhenda e takimit të KM shqiptarë Rama dhe Kurti në Prishtinë dt.27 shtator 2021

Axhenda është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Albin Kurti

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.