Balla: Do të propozojmë mbledhje tradicionale duke respektuar distancat, deputetët me pasaportë vaksinimi

Maxhoranca do i drejtohet me një kërkesë Konferencës së Kryetarëve për cështjen e komisioneve parlamentare. Në një prononcim për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se do i propozojnë konferencës që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen në mënyrë tradicionale, me deputetë prezentë në sallë, por duke ruajtur distancat, në kundër të masave anti covid. Balla tha gjithashtu se deputetëve do i kërkohen certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.

“Do i proppzojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Hallet deri në shtëpi, i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.

I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar atë detyrim që kanë për të kryer detyrimin që kanë qytetarët e përgjegjshëm për t’u vaksinuar me dy doza. E prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do i japi dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale zhvillimit të komisionit. Nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord, në kuptimin e atij komunikimi që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikate vaksinimi, ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR, rregull ky normal kur udhëton me avion dhe udhëton në një vend të Evropës. Do i lutesha opozitës të mos harxhojnë kohë me këtë çështje dhe të vijojnë punën normale. Jam informuar në rastin e tre komisioneve që ka kërkesa nga opozita, nga përfaqësues të këshillit të ministrave. Dëshira jonë është që kjo legjislaturë e re të fillojë punë mbarë dhe natyrshëm ajo historia e tjerrur dje se ne paskemi frikë nga debati, këto historira do kërkoja t’i linim mbrapa e të ecnim përpara me detyra shumë të rëndësishme që ka parlamenti. Të mos harrojmë rolin që ka Kuvendi”, tha Balla.” – u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Comment

*