Basha: Berisha e çau partinë përgjysmë, për ta mbajtur Ramën në pushtet

Tiranë, 8 janar 2022 – Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike që kontestohet nga mbi 40 mijë anëtarë të partisë, e ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama përprotestën e dhunshme në selinë e PD-së  në  Tiranë.

Basha i ka ka cilësuar siplan të Berishës dhe Ramës manifestimet e dhunshme që ndodhën  të shtunën në selinë e partisë.

Sipas Bashës, Berisha dhe Rama kanë bashkëpunuar për të çarë përgjysmë PD-në në mënyrë që Rama të qëndrojë në pushtet.

“Sot është shpalosur fare qartë fakti se Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet dhe i dhunon demokratët, kurse tjetri nxit dhunë e përplasje mes demokratët, ndërsa kërkon që selinë e PD-së ta përdorë si bunker për t’u fshehur nga SHBA-të. Kërkon t’i bëjë shërbim më të mirë Edi Ramës. Nuk e ka fshehur as sot gëzimin e tij”,  ka thënë Basha.

Ai e ka lavdëruar reagimin e policisë së shtetitpër të parandaluar tre skenarët e Ramëse Berishës,”zaptimin e shtëpisë së lirisë, gjakderdhjen dhe zbulimin elidhjes së vëllezërve siamezë, Rama – Berisha”.

“Pa dyshim që punonjësit e policisë meritojnë përgëzim, por drejtuesit e tyre treguan se janë vegël. Ata pritën 1 orë e gjysmë pas lëshimit të kancelarive europiane. Gjithçka po ndodhte në sy të gjithë Shqipërisë, por jo në sytë e policisë së shtetit. Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve, zaptimin e shtëpisë së lirisë, gjakderdhjes dhe zbulimit haptaz të lidhjes së vëllezërve siamezë, Rama- Berisha, ka një arsye pse ta mbajmë kokën lartë”, ka thënë Basha.

Ai ka drejtuar akuza të rënda nga Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët i ka cilësuar “organizatë kriminale”. 

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë, por e vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk do të certifikohej në gjykatë, e urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi të merrte selinë, për t’i shpëtuar ‘non-gratës’ nga SHBA”, ka thënë Basha.

Ai ka thënë se PD-ja i ka ndarë përgjithmonë rrugët me Berishën.

“Nuk ka asgjë që na bashkon. Shkëputja me të ka qenë një proces i dhimbshëm i PD-së, derisa arritëm të kuptojmë kancerin që kishim brenda vetes. Është përfundimtare dhe e patejkalueshme. I ka hesapet me drejtësinë për këtë sulm dhe dhunë dhe hesapet e pambyllura me demokratët. Ne kemi një objektiv, largimin e vëllait siamez të Berishës. Edi Rama po investon fort tek Berisha, ndërsa Berisha po mbështetet fort tek Edi Rama. Janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Janë pjesë e grupit që i bashkon non-grata. Janë pjesë e kastës 30 vjeçare që e mbajnë peng Shqipërinë. Shqiptarët meritojnë një politikë, normale dhe civile dhe jo një politikë kriminale”, ka  theksuar Basha.

“Jemi e vetmja forcë që mbart vlerat me të cilat shqiptarët mund të ecin përpara. Sot është një ditë kur, nga njëra anë, një pakicë absolute e Edi Ramës, e bashkuar me pakicën e Berishës, ndodhet përballë një shumice të shqiptarëve. Duan t’i japin fund tranzicionit dhe padronëve të tranzicionit”, është shprehur ai. 

(r.m.)