Basha i paditi në SPAK, Berisha: Karrigethyer, simbolet e reja s’i zhbën drejtësia e Ramës

Komisioni për Rithemelimin e PD-së dhe ish kryeministri Sali Berisha e quajnë Bashën të pashpresë pas veprimit të këtij të fundit për padinë në SPAK për “falsifikim të vulës” 

“Opozita nuk eshte as vule as brave!” thuhet në reagimin e këtij Komisioni duke shtuar se Basha bëri padi në SPAK me këshillën dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama që e quan “pengmarrësin e tij”

“I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!”

Më tej deklarata vijon “Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral dhe se i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Komisioni nënvizon se simbolet dhe logoja e re e PD-së nuk mund të zhbëhen. 

“Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.”

“Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021”

PD dorëzoi sot në SPAK një padi ndaj 3 deputetëve dhe të tjerë lidhur me falsifikimin e vulës.oranews