Basha i quan zgjedhjet “masakër elektorale”, paralajmëron “betejë” për rrëzimin e “regjimit” të Ramës

Tiranë, 4 maj 2021 – Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha kontestoi të martën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke e quajtur “masakër elektorale” procesin zgjedhor.

Basha e bëri këtë deklaratë një javë pas zgjedhjeve, prej të cilave partia e tij ka dale e dyta, por ka shënuar rritje. ajo i ka fituar 59 vende në Kuvendin e ri, krahasuar me 46 sa i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2017.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktima të së cilës nuk janë Partia Demokratike dhe deputetët tanë. Rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam, pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe, siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse mes partitë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Basha theksoi se PD-ja është duke mbledhur fakte që do të tregojnë për, siç tha ai, manipulimin e votave. Ai paralajmëroi “betejë” për rrëzimin e “regjimit” të Edi Ramës.

“Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit”, u shpreh Basha.

Të hënën, Basha ka takuar drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike për të vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve. Sipas raportimeve në mediat lokale, Basha ka dhënë sinjale se Partia Demokratike nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do ta kontestojë atë.

Sipas rezultateve paraprake, në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste i fitoi 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate. Lëvizja Socialiste përIntegrim 4mandate dhe ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm katër mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e Partia Social-Demokrate 3 mandate.

(r.m.)