Basha: I shokuar nga tragjedia e tmerrshme!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për aksidentin në Bullgari:

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”.