Basha: Kriza energjetike është fatkeqësi që vjen nga keqqeverisja e Ramës

Tiranë, 4 tetor 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se paralajmërimi i një dite më pare i kryeministrit Edi Rama se vendi do t përballet me një rritje të madhe të çmimeve për shkak të krizës energjetike “është tjetër pasojë e keqqeverisjes”.

Kjo është pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë kriminale. Me paratë që duhet t’i çonte për uljen e çmimit të energjisë e ka pasuruar veten e tij dhe një grup oligarkësh që janë pjesë e thellimit të vjedhjes”, tha Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Basha tha se detyra e opozitës nuk është vetëm denoncimi, por edhe të mbështesë dhe të nxisë të gjitha format e reagimit popullor.

“Përballë kësaj ne kemi jo thjesht e vetëm propozimet që u bënë publike dje e që do zhvillohen në detaje nga parlamentarsët e ekspertët tanë, por po kështu do të bëjmë gjithcka për ta ndalur këtë fatkeqësi të re që po e përgatit Rama”, tha Basha.

Kryetari i PD-së tha se grupa buxhetore e krijuar nga korrupsioni i Edi Ramës s’mund të mbushet ndryshe përveçse duke zhvatur paratë e qytetarëve.

“Ka vetëm një mënyrë që paratë e zhvatura me PPP-të, tenderat korruptivë, koncesionet e aferat që nuk janë të vetmet xhëma të Ramës ndaj publikut, të shërbejnë për të plotësuar buxhetin. Ata  hapa të menjëhershëm që i kemi propozuar janë rruga për t’i dalë përpara kësaj fatkeqësie që nuk vjen nga jashtë, por nga keqeverisja e korrupsioni”,theksoi ai.

Rama tha se PD-ja do të mbështesë reagimin e qytetarëve ndaj krizës së paralajmëruar nga Rama.

“Detyra jonë s’është vetëm denoncimi, por edhe t’u tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme që nuk është kjo, ka zgjidhje. Ne do të qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që të jenë dhe t’i nxisim e inkurajojmë të gjitha format e reagimit popullor, sepse ky është problem kombëtar”, theksoi Basha.

(r.m.)