Basha kujton planin e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza: Gishti te plagët, korrupsioni nuk zgjidhet me pseudo paketa

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pohoi se situata me të cilët po përballet vendi sa i takon çmimeve që kanë pësuar rritje, që nga karburanti apo dhe produktet ushqimore, nuk ndryshon nga pseudo paketa që janë prezantuar nga qeveria.

Në një prononcim për mediat lideri i opozitës tha se PD-ja ka prezantuar që në janar një plan për nxjerrjen nga kriza të vendit, ku një pikë të veçantë zë edhe energjia elektrike.

“Ju ftojmë që t’i drejtoni kamerat te qytetarët, në rrugë, apo te dyqanet. Te dyqanet, kamerat tuaja do të fiksojnë qytetarë që blejnë me listë. Nuk dua që të them se ky problem lindi sot, por është një problem më i madh se kurrë. Në veçanti pas tellallit të të keqes, Edi Ramës, që doli dhe njoftoi rritjen e çmimeve, të cilat kanë kapërcyer, jo thjesht energjia, pasi gjithçka lidhet me bukën, produktet, dhe shërbimet. Të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot, është papërgjegjshmëri. Të mos bësh gjithçka që ke në dorë, jo thjesht për të denoncuar, dhe të jesh zëri i këtyre njerëzve, por për të treguar me forcë se ky problem i shkaktuar nga korrupsioni i Ramës nuk zgjidhet me fjalime dhe propagandë dhe pseudo paketa që përpiqen që të fshehin vjedhjen. Sot shteti shqiptar i ka mundësitë që t’i japë fund shkaktuat themelor të kësaj krize. Paratë e buxhetit shkojnë për afera korruptive. Më e madhja që lidhet me këtë krizë është ajo që përmenda. E kanë shitur më lirë dhe duan që ta blejnë me 3 fish më të lartë çmimin. Shihni sa hipokrit dhe tallës janë. Sa të pashpirt janë. Për oligarkët e kanë hequr TVSH e jahteve. Oligarkëve iu bën punë, të varfërve jo. Ai qëndron në atë poltron si peng i krimit të organizuar. Ne kemi shpalosur para jush që prej janarit të këtij viti 1 plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza. Një pjesë e këtij plani ka të bëjë me energjinë. Ne do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat që të bëjmë punën tonë karshi shqiptarëve. Do vëmë gishtin në plagët që janë shkaktuar dhe duke mbështetur me të gjitha format dhe mënyrat duke nxitur dhe inkurajuar format e reagimit qytetar.”, tha Basha.BW