Basha: “Ky është muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim”

Tiranë, 27 prill 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi si “muzg” për Shqipërinë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që umbajtën të dielën.

“Teksa muzgu i kësaj mbrëmjeje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen. Është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhilluar, për Shqipërinë Europiane”, tha Basha, në fjalimin e tij të pare, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Basha tha se Partia Demokratike hyri në këto  zgjedhje me besimin se Shqipërisë do t’i kthehej demokracia, por u përball me një regjim që e shkatërroi garën e ndershme demokratike.

“Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë. Por, këtë herë kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë”, tha ai.

“Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor, duke thyer të gjitha rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve”, u shpreh ai.

Basha tha se këto zgjedhje ishin “masakër elektrorale”, për çka e akuzoi kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Basha tha se këto zgjedhje e bëjnë më të fortë Partinë  Demokratike, e cila, siç u shpreh, do të vazhdojë të luftojë për demokracinë, “deri në  fitore”

“Ne u bëmë më të fortë. Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë. Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do vazhdojmë të luftojmë, me gjithçka kemi, për demokracinë. Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne”, theksoi ai në fund të fjalimit të tij.

Fjala e plotë e Bashës:

Të dashur shqiptare dhe shqiptarë,

vëllezër dhe motra,

zonja dhe zotërinj,

Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen. Është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhilluar, për Shqipërinë Europiane.

Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia. Beteja jonë për demokraci ka vijuar pa ndërprerë çdo cast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë.

Por, këtë herë kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.

Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.

Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.

Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij. Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri.

Ne u bëmë më të fortë. Ne jemi më të vendosur se kurrë.Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë. Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë. Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.

(r.m.)

One Response to “Basha: “Ky është muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim””

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Doren e shtrire e keni ende,Besimin e sovranit e keni aq sa ju ka dhene,besimi nuk merret me dhune, as me shume e as me pak.Kthejuni obligimeve ndaj sovanit dhe shtetit.Ndertojeni vendin me mjete e forca qe keni,,por me mjete demokratike, liri te fjales dhe tregut.Ndryshoni pozicionet e deritashme ne te mire te shtetit dhe popullit.Largini primitivizmit dhe tarditen patriarkale,Shqiperia e shqiptarevet!Atedheu mbi te gjitha!