Basha: Ndihem i çliruar pasi e përjashtova Berishën nga grupi parlamentar

Tiranë, 17 dhjetor 2021 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se ai është ende kryetar i PD-së, pavarësisht vendimitpër shkarkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar i partisë, i thirrur nga Berisha e mbështetësit e tij më 11 dhjetor.

“Unë jam kryetari i PD-së, i zgjedhur me një anëtar një votë. Jam kryetar i opozitës. Kam një betejë të rëndësishme për të udhëhequr me demokratët dhe për demokratët. Nuk ka patur Kuvend më 11 dhjetor. Ka patur një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Vangjush Dako”, ka thënë Basha në Top-Channel.

Duke folur për vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Basha ka thënë se pasi e ka marrë këtë vendim ndihet më i çliruar se në çdo moment tjetër gjatë 16 viteve të karrierës së tij politike.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së nuk është personal, por i kryetarit të PD-së. Me statutin e PD-së kryetarit i kërkohet të marrë vendime të tilla dhe mosmarja e një vendimi të tillë e ngarkon me përgjegjësi. Atëherë do ishte shkelur statuti”, ka thënë ai.

“Shumica e demokratëve e duan largimin e regjimit të Ramës. Unë ndihem i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më me shpresë në 16 vite karrierë në politikë. Unë ndjehem i çliruar nga barra e së kaluarës”, ka thënë Basha.

(r.m.)

 

Si duhet të zgjidhet kriza në Partinë Demokratike?

Loading ... Loading ...

Comment

*