Basha në Kryesi: Kuvendi nga Berisha, ka kundërvënë një pjesë të vogël të PD-së ndaj SHBA-ve

Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë ditën e sotme është shprehur se kjo mbledhje është bërë për të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për partinë.

Ai ka theksuar se prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie.

Basha shton se Berisha ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA t’ia imponojë partisë si problem të PD-së.

Basha: E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë së bashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA t’ia imponojë partisë si problem të PD.

Për këtë ka njoftuar në Facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.OraNews