Basha paraqet nismën e re ligjore të PD-së: Nene kundër oligarkisë

Lulzim Basha deklaroi sot, 6 nëntor se javën e ardhshme PD do të përparojë me një tjetër draft-ligj, duke njoftuar nismën e re të demokratëve.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Basha tha se në ligjin anti-mafia do të përfshijnë nene kundër oligarkisë.

“Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë,” tha Basha.OraNews