Basha përpiqet t’ia kthejë Berishës: Shqipëria s’mund të jetë peng i askujt

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Kuvendi iKombëtar do të mbahet më 11 Dhjetor.

Krahas videos të publikuar në rrjetet sociale nga fjala e mbajtur në seancën e fundit të Kuvendit, Basha shprehet se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. 

Sipas tij fati i shqiptarëbe s’mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Berishën. 

“Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë!”

Në video Basha i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të shkojë në ‘Foltore’ dhe së bashku me Metën dhe Berishën të bëjnë “Trekëndëshin e Bermudës”.

“E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?! Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës.”- shprehet Basha në video.OraNews