Basha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë, për targat e automjeteve.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se është një hap i rëndësishëm për uljen e tensioneve, ndërsa shton se PD mbështet dhe përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajnimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”– shkruan Basha në Twitter.

Sot Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për zgjidhjen e krizës mbi reciprocitetin për targat e automjeteve.

Delegacionet e dy vendeve takuan këto dy ditë në Bruksel të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe diplomatin amerikan, Gabriel Eskobar. Pas negociatave disaorëshe, Lajçak falënderoi zv.kryeministrin kosovar Besnik Bislimi dhe zyrtarin serb, Petar Petkoviq, që vunë interesin qytetar përpara përshkallëzimit të situatës./ Ora News