Basha porosi për organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit, Këshilli mblidhet sërish më 19

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në fokusin kryesor të mediave këto ditë, pasi atje ka pasur zhvillime të rëndësishme.

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet aktualisht në seli dhe po merret me organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Në të, një nga vendimet që do të merret është përjashtimi nga PD i ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe do të përcaktohet aksioni politik për 4 vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, ish-kryeministri, ka thërritur po në të njëjtën datë një referendum, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i PD.

Një ditë më pas, pra të dielën e 19 dhjetorit, sipas gazetarit Stafa, do të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku do të zgjidhen 5 anëtarët e rinj të kryesisë, të cilët u shkarkuan në mbledhjen e fundit të Këshillit, si dhe disa nga sekretarët, të cilët po ashtu u shkarkuan në atë mbledhje.

(BalkanWeb)

Comment

*