Basha shpall fitoren e opozitës: “Shqiptarët zgjodhën ndryshimin”

Tiranë, 25 prill 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e shpalli fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediet, pas publikimit të rezultateve të anketave të zhvilluara me votues, Basha tha se “shqiptarët zgjodhën ndryshimin”.

Megjithatë, ai tha se “vullneti i popullit është në kutitë e votimit” dhe shprehu besimin se procesi i numërimit do të përfundojë me sukses.

“Faleminderit! Shqiptarët zgjodhën ndryshimin. Kjo është fitore e qartë për popullin shqiptar. Është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi e durim. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, deklaroi Basha.

Pas mbylljes së vendvotimeve, në mediet e Shqipërisë u publikuan disa “exit-polle”. Shumica prej tyre e nxjerrin opozitën fituese të zgjedhjeve në Shqipëri.

(r.m.)

Comment

*