Basha si Berisha “n’vaktit”, përjashton e shkarkon kundërshtarët brendapartiakë

Vendimi i disahershëm ndër vite i zotit Basha është i ngjashëm te ish-kryetarit Sali Berisha, i cili prejse u themelua PD në Dhjetor 1990 përjashtonte, shkarkonte apo ngrinte çdo kundërshtar ideor brendapërbrenda.

Knid Ndrenika

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike opozitare prej 2013, humbëse në çdo përballje (thuajse 7 vendore dhe të përgjithshme si zgjedhje) të mëpasme me kryetarin e socialistëve Edi Rama, shkarkoi Flamur Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë së Kuvendit.

Shkarkimi i zotit Noka u shoqërua me paralajmërimin për ta përjashtuar nga grupi i deputetëve prej kryetarit të demokratëve Basha.

Arsyetimi i deklaratës zyrtare të PD-së mbrëmjen jo pak të vonë të së hënës ishte se deputeti Noka ka shpërndarë lajme të rreme që denigrojnë firgurën e vetë PD-së dhe rrjedhimisht të kryetarit.

Ky arsyetim ishte i dyti në Shqipëri brenda ditës për “fake news”, pasi atij të kryeministrit Edi Rama në një tryezë për gazetarinë në kushte të vështira zhvilluar pas mëngjesit dhe që vijon edhe nesër nën organizimin e OSBE-së.

Në deklaratën zyrtare të PD-së thuhet se deputeti Noka (cituar deklarata) ka thënë ato që quhen “gënjeshtrat për të baltosur kryetarin dhe Partinë Demokratike duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.

“Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”-thuhet në deklaratë.

Vendimi i disahershëm ndër vite i zotit Basha është i ngjashëm te ish-kryetarit Sali Berisha, i cili prejse u themelua PD në Dhjetor 1990 përjashtonte, shkarkonte apo ngrinte çdo kundërshtar ideor brendapërbrenda.

Deputeti Noka, i cili i është bashkuar ish-kryetarit të përajshtuar nga zoti Basha, Sali Berisha për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, tha se “nuk më shqetëson në aspektin personal sepse unë nuk i lidh gjërat me Lulzim Bashën, unë e kam lidhur fatin tim me PD”.

Në një bisedë me rrjetin televiziv “Syri.net”, deputeti Noka theksoi se është “politikan që jam rritur në atë parti, kemi kaluar momente të vështira në 1997, ajo që më shqetëson është fakti që shoh me dhimbje se ku ka degraduar lidershipi i partisë time, demokracia në partinë që unë kam aderuar kam punuar kam luftuar prej 30 vitesh”.

“Më dhemb fakti se ku e ka katandisur forcën tonë politike Lulzim Basha. Jam shumë i qartë se në përpëlitjet e fundit për tu kapur më thonj pas karriges së kryeatrit, po bënë veprime të tilla përpara se të shkarkohet për vete. Ai është i shkarkuar pasi antarësia dhe delegatët janë duke firmosur masivisht formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar”-tha zoti Noka.