BASHKIMI KOMBËTAR – ÇЁSHTJE MADHORE

Nga Gani Perolli

Bashkimi i trojeve kombëtare është një çështje që nuk duhët të injorohet më. Kjo është një çështje vitale për kombin tonë. Nga kjo varet ardhëshmeria e tërë kombit.

Që nga Lidhja e Prizrenit e këtej ky ka qënë, është, dhe duhët të jetë objektivi kryesor për tërë kombin. Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë në 1912 nuk u muar më këtë qështje. Për bashkëkimin kombëtar nuk kanë qënë as ata që ne i kemi ngritur deri në qiell me lavdata.

Për bashkimin kombëtar nuk ka qënë Ismail Qemaili, për bashkim kombëtar nuk ka qënë Isa Boletini. Për bashkim kombëtar nuk ka qënë Fan Noli, nuk ka qënë Ahmet Zogu. Nuk ka qënë Enver Hoxha. Nuk ka qenë asnjë administratë, as në Shqipëri as në Kosovë që nga deshtimi i komunizmit sot 30 vjet.

Për bashkim kombëtar Enver Hoxha ka qënë njeriu më i dëmshëm i të gjitha kohërave. Ai jo vetëm që nuk ishte për bashkim, por pranoj për t’a zhberë shtetin shqipëtar, e të ia falë Titos si pjesë të Jugosllavisë.

Të dalim tek koha e shpalljës së pavarsisë, nuk ka pasur ndonjë diferencë të madhe mes Ismail Qemailit, Esat Toptanit, dhe Preng Bib Dodes përsa i përket çështjës kombëtare. Ky i fundit e pat pranuar këtë, në një bisedë që pati me Princ Vidin. Ahmet Zogu nuk u mor me qështjën e bashkimit kombëtar.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit pas falimentimit të komunizmit, shum pak, ose hiq, është arritur në aspektin kombëtar. Në sipërfaqe kjo gjë duket e pakuptuashme, por është krejt e thjeshtë. Kjo ka ndodhur sepse politkanët e Shqipërisë, si edhe ata të Kosovës kanë vurë interesat e tyra përsonale, klanore, partiake, dhe ideollogjike mbi ato kombëtare.

Asnjë administrate as në shqiperi as në Kosovë gjatë kësaj kohe nuk ka arritur asnjë rezultat pozitiv në qeshtjën kombëtare, Kjo gjë nuk është e rastit. Kjo ka ndodhur për arsye të injorimit të qështjës kombëtare.

Une jam besimtar i bindur i mendimit amerikan që thot se suksesi mat-et sipas rezultatit të arritur.

Eshtë e novjshëme të krijohet një entitet mbarëkombëtar i cili do merret veçanërisht dhe eskluzivisht me shkoqitjën e problemit kryesor kombëtar, që është bashkimi i trojëve në shekullin 21. Jo me ligjerata pretenduese, por me aktivitet konkret. Një farë “Think Tank”.

Të mos humbim kohë kot duke debatuar se kujt i takon kjo detyrë.

Qe përgjegjia: I takon atij ose asaj që do ta formojë. Ne tjerët duhët t’a përkrahim pa kondita, dhe ta përcjellim aktivitetin e tyre më vemendje e me komente dhe sygjerime.

Entiteti i ri nuk do të jetë i përsosur (perfekt). Do të evuloj më kohë. Harroni kritikat. Sygjeroni diçka pozitive.

Harroni teoritë e gjata e të lodhëshme. Merruni me realitetin që egziston.

Nuk na mungojnë shprehjët boshe patriotike. Nuk na mungon patriotizmi folklorik.

Na mungon patriotizmi i vërtetë. Na mungon sinqeriteti. Na mungon dashamirësia dhe respekti për njeri tjetrin. Na mungon kriterja e shëndoshë e gjykimit. Ne nuk dallojmë trimin që flijohët për një çeshtje madhore nga krimineli ordiner.

Organizimi i këtij entiteti duhët të jetë i ngjajshëm me Bordin e një kompanije amerikane, me një numer antarësh të kufizuar, gjithënjë me numër tek.

Entiteti të mos jetë i përberë vetëm prej një gjenije. Përsonat e këti entiteti duhët të shpërblehën për çdo takim me një shpërblim modest për çdo mbëledhje. Prap, të ngjajëshme me ate të Bordit të kompanive amerikane. Shpërblimi të mos vijë nga qarqet shteterore. Mbledhja e këti entiteti duhet mbajtur çdo tre muaj, dhe procesi verbal i dokumentuar.

Entiteti duhët te zgjedhi kryetarin ose kryetaren nga ky grup me një mandate për vetëm dy vjet. Kryetari/Kryetarja ka për detyrë të drejtoj mbledhjen çdo tre muaj. Kryetari/Kryetarja gjithashtu ka për detyrë të takohet me çdo kryeministër të një shteti shqiptar, që sot janë dy: Shqipëria dhe Kosova, e së shpejti duhët të jenë tri shtete shqiptare. Kryetari/Kryetarja ka për detyrë të ja dorzoj kryeministrit një kopje të proqesit verbal të mbëledhjes, dhe të zhvilloje një bisedë duke shkëmbyar mendime, të dyja në mënyrë konfidenciale.

Ky entitet duhet zgjedhur një sekretar, ose sekretare i cile, ose cila ka për detyrë të mbaj dhe të shtypi proqesin verbal të mbëledhjes. Mandati i sekretarit/sekretarës duhet caktuar nga ky grup. Ky entitet duhet të antarsoj edhe përsona të përshtatshëm, me kujdesin më të madh, nga kombët jo shqiptare me një numër të kufizuar.

2 Responses to “BASHKIMI KOMBËTAR – ÇЁSHTJE MADHORE”

Read below or add a comment...

  1. Petrit Lumi says:

    Gabim. Mustafa Kruja, Xhafer Deva, Ernest Koliqi, Xhevat Korca, Hysen Prishtina, Mark Gjon Marku, Tahir Kolgjini -bashkuan trojet shqiptare me 1941.

  2. Petrit Lumi. says:

    Gabim. Mustafa Kruja, Xhafer Deva, Ernest Koliqi, Xhevat Korca, Hysen Prishtina, Mark Gjon Marku, Tahir Kolgjini -bashkuan trojet shqiptare me 1941.