BE e mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

Prishtinë, 3 nëntor 2021 – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka mirëpritur rihapjen e terminalit doganor të “Trepçës” në Mitrovicë.

“Përurimi i terminalit publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po bënë Kosova”, ka shkruar në Twitter shefi i kësaj zyrje, Tomas Szunyog.

Ai ka kujtuar se kapitulli i doganave është ndër rekomandimet kryesore të raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Po ashtu kjo çështje është një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Terminali doganor i Trepçës u rihap të martën, pas 7 vjetësh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e rihapjes, tha se Trepça ishte privuar padrejtësisht nga kjo hapësirë, në vititn 2014.

(r.m.)

Comment

*