BE heq Shqipërinë nga vendet e sigurta prej COVID-19

Bashkimi Evropian ka hequr Shqipërinë nga Lista e vendeve të sigurta të COVID-19

Knid Ndrenika

Shqipëria nuk është më vend i sigurtë nga pandemia e Koronavirusit, vlerësoi Bashkimi Europian.

Në vendimin e marrë sipas njoftimit të kësaj pasdrekeje, Këshilli i Bashkimit Evropian ka shtuar në vendet e pasigurta edhe Serbinë, Armeninë, Japoninë, Brunein dhe Azerbajxhanin.

Këshilli Europian thotë se vendimi do të qëndrojë për 15 ditë në fuqi përpara se të ribëhet një vlerësim i radhës.

Ky vlerësim synon të shohë nëse lista do të mbetet me të njejtat vende apo dikush po e dikush jo, si të pasigurtë për COVID-19.

Që nga data 9 shtator, rekomandohet që anëtarët e Bashkimit Europian të heqin ngadalë kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta.

Në këtë listë janë Kanadaja, Bosnje dhe Hercegovina, Zelanda e Re, Jordania, Katari, Australia, Singapori, Moldavia, Ukraina, Arabia Saudite, Korea Jugore dhe Ukraina.

Në të njejtën listë, është shtuar Uruguaji, ndërsa Kina është subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.

 

Comment

*