BE-ja do të dërgojë në Ukrainë 5,5 milionë tableta për mbrojtje nga rrezatimi

Bruksel, 30 gusht 2022 – Bashkimi Evropian (BE) do të dërgojë në Ukrainë tableta të jodurit të kaliumit që përdoren për mbrojtje nga ekspozimi ndaj rrezatimit radioaktiv, në rast të havarisë bërthamore.

BE-ja njoftoi se në Ukrainë do të dërgohen gjithsej 5,5 milionë tableta të jodurit të kaliumit (5 milionë nga rezervat në Gjermani dhe 500 mijë nga rezervat në Austri).

BE njoftoi se Qeveria e Ukrainës i ka kërkuar tableta të tilla, për të rritur masat e parandaluese për shkak të zhvillimeve përreth centralit bërthamor në Zaporizhzhia që gjendet nën kontrollin e Rusisë.

Tabletat përdoren për të parandaluar thithjen nga tiroidet të jodit radioaktiv të gëlltitur ose të thither.

Centrali bërthamor në Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, cilësohet si centrali më i madh bërthamor në Evropë. Centrali ka gjashtë reaktorë bërthamorë, me kapacitet për prodhimin e 5.700 megavat-orë orë energji elektrike, që plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Rusia e mori centralin nën kontroll më 4 mars. Përreth centralit aktualisht po kryhen sulme ajrore, për të cilat Ukraina dhe Rusia e akuzojnë njëra-tjetrën.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar që ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të vizitojnë centralin dhe të kryejnë inspektime. Ekipi i ekspertëve është nisur të hënën drejt Zaporizhias.

(r.m.)