BE: Nxjerrja para drejtësisë e të korruptuarve, jetike për anëtarësimin

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë me mesazh në “Facebook” në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

 

“Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja 🇪🇺 qëndron krah Shqipërisë 🇦🇱 dhe popullit të saj në këtë luftë”, thuhet në mesazhin e BE.

Comment

*