BE pritet t’i heqë nga lista e vendeve të sigurta Kosovën, Malin e Zi dh Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 30 gusht 2021 – Bashkimi Evropian pritet të vendosë sot kufizime për udhëtimin e qytetarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende.

Sipas paralajmërimeve, BE nuk do të lejojë hyrjen e shtetasve të këtyre tri vendeve, përveç në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje qëndrimi në ndonjërin nda vendet e bllokut.

Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për shtetasit e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit.

BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vendet e rajonit. Por, varianti “Delta” i koronavirusit ka shkaktuar rritje të madhe të numrit të të infektuarve javët e fundit.

Në listën e “vendeve të sigurta” janë vendet që regjistrojë më së shumti 75 raste të reja me COVID-19 në 100.000 banorë, dy javët e fundit.

Në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut është tejkaluar kjo shifër, javët e fundit.

Kosova shënoi të dielën ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 36 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve, midis të shtunës dhe të dielës

(r.m.)