Begaj dhe Rama e kujtojnë Rugovën: Simboli i politikanit paqësor

Tiranë, 21 janar 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministri Edi Rama, e kanë përkujtuar Presidentin e pare të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 17-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Begaj ka shprehur nderime për presidentin Rugova, të cilin ai e ka quajtur President Historik të Kosovës dhe simbol të politikanit paqësor.

“Nderim përjetë Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, simboli i politikanit paqësor që shtroi udhën e Pavarësisë së saj! Mirënjohje!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Ndërsa, kryeministri Rama ka shkruar:

“I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës ”.

(r.m.)