Bekim Fehmiu përkujtohet në New York

Nga Beqir Sina

Tre vite nga vdekja dhe 77 vite nga ditëlindja, aktori Bekim Fehmiu kujtohet në Amerikë, në një mbrëmje përkujtimore.
Me rastin e ditëlindjes së tij (1 qershor 1936), dhe përvjetorit të tretë (15 qershor 2010) të ndarjes nga jeta të aktorit me famë botërore Bekim Fehmiu, Konsullata e Përgjithshme e Republikës të Kosovës në New York, në bashkëpunim me komunitetin e artistëve shqiptaro-amerikanë organizoi një mbrëmje përkujtimore në nder të aktorit të madh.
Kjo mbrëmje u mbajt në Studion Fadil Berisha, e moderuar nga zonja Rejhan Ismani-Bexheti.
Shumë personalitete të nderuara të komunitetit tonëu mblodhën së bashku për këtë rast dhe kujtuan veprën e këtij gjiganti të kinematografisë, përmes diskutimeve, video klipeve dhe filmave në të cilat artisti magjik Bekim Fehmiu ka aktruar magjishm.
Të pranishëm ishin edhe Ministri për Kulturë Rini dhe Sport (MKRS), zoti Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilët gjenden në New York në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin e Tretë Ndërkombëtar mbi Sportin për Paqe dhe Zhvillim, që po mbahet në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, nën organizimin e OKB-se dhe KON-it.
Uran (Selimi) Fehmiu nipi i aktorit Bekim Fehmiu, dhe aktoria Leze Qena, përshëndetën shkurtimisht me kujtime këtë mbrëmje kushtuar legjendës kosovare të kinemasë.
Muret qenë të mbushura me fotografi të skenave të filmave në të cilët ka luajtur ylli i kinematografisë. Ndërkohë që në ekranin e madh me vido-projeksion shfaqeshin insrete nga filma ku aktori me nam ka qenë protagonist, përgatitur nga producenti Adem Belliu.
Folën veç të tjerësh edhe Ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës, Ai falenderoi edhe veçanërisht fotografin Fadil Berisha, për ofrimin falas të studios së tij si dhe aktorin Luan Bexheti e bashkëshortën e tij, Rejhanën, për përkrarhjen organizative. Stafi i Konsullatës dhe Konsulli Fatmir Zajmi kanë bartur barrën kryesore organizative.
Folësi kryesor, gazetari Hys Shkreli, tha veç të tjerash se “Bekim Fehmiu, na bëri europjanë atëhere kur Europën e kishim shumë larg”.
Gazetari i RTK-së në Amerikë, Sulejman Gashi, duke folur për aktorin shqiptar me prejardhje nga Kosova, Bekim Fehmiu, i cili në kulmin e karrierës së tij do të konsiderohej si aktori më i njohur në Perëndim nga ish Jugosllavia dhe Evropa juglindore, me disa projekte mjaft të suksesshme filmike në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, tha se ai do të mbetet edhe në historinë e Hollyëood-it dhe kinematografisë amerikane.